
Category: 24/7
Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini priti në një vizitë në Arkiv, piktorin e talentuar të kostumeve Ylli Beqiri, i cili dorëzoi në arkiv 151 skica origjinale të kostumeve të cilat do të plotësojnë koleksionin e skicave origjinale të filmave shqiptarë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim zyrtar nënsekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe administrator në detyrë të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Haoliang Xu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se do të zbatohen formula të reja të planifikimit urban për sa i përket shtimit të hapësirave për këmbësorët dhe uljes së shpejtësisë së mjeteve në blloqet e banimit.
Shqipëria ka marrë pjesë për të tretën herë në Kampionatin Botëror të Degustimit të Verërave, një ngjarje prestigjioze e organizuar në datat 3 dhe 4 tetor në kështjellën historike “Fort des Rousses”, në rajonin e njohur të Jurës, Francë
Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes Evropës dhe Kinës kanë marrë përmasa strategjike gjatë viteve të fundit. Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, pas SHBA-ve.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu sot keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë dënoi ngjarjen e ndodhur dje në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi raportoi sot veprimtarinë institucionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro) dhe shqiptarët do të paguajnë komisione të njëjta me transfertat brenda vendit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e cilësoi moment historik për tregun financiar shqiptar nisjen e transaksionit të parë në euro, përmes Zonës Unike të Pagesave në Euro, e njohur si SEPA.









