
Category: 24/7
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se i takon NATO-s dhe Evropës të merren me Ukrainën dhe jo Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë fjalimit të tij shumë të pritur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të mërkurën.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore Tiranë ka ndërmarrë një nismë informuese për të rikujtuar bizneset, por edhe qytetarët që kanë pronë e cila përdoret për qëllim tregtar, mbi rëndësinë e vetëdeklarimit të saktë të të dhënave, si një hap thelbësor për përllogaritjen e drejtë të detyrimeve vendore për vitin 2026.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, deklaroi se projektligji për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale” synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe harmonizimin e legjislacionit vendas me standardet e Bashkimit Evropian në këtë fushë.
Më 21 janar 1925 Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë Parlamentare.
Gjatë Ekspozitës së 3-të të Zinxhirit Furnizues, që u zhvillua në korrik 2025, shumë kompani të huaja me investime në Kinë, si “Honeywell”, “Louis Dreyfus”, “Corning”, “Wacker Chemical” etj., vlerësuan lart zinxhirin e fuqishëm furnizues të Kinës
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i Kuvendit miratoi sot në parim dhe nen për nen projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””.
Në punimet e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u shqyrtua sot projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.
Komisioni Rregullator shqyrtoi sot projektvendimin për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Etikës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë merr pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore në Francë.
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, diskutoi sot projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024”.









