Drejtuesit e Konfederatës Europiane të Qitjes, vizitë zyrtare në KOKSH
Presidenti i Konfederatës Europiane të Qitjes, Aleksander Ratner, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Yahor Aleinik, zhvilluan një vizitë zyrtare në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ku u pritën nga Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

Gjatë takimit, Ylli prezantoi arritjet dhe zhvillimet e fundit të lëvizjes olimpike në vend, duke vlerësuar mbështetjen e Konfederatës Europiane për Federatën Shqiptare të Qitjes.
Në bisedë u theksua thellimi i bashkëpunimit institucional mes palëve, organizimi i kurseve të kualifikimit për trajnerët nëpërmjet programit të Solidaritetit Olimpik, si dhe zhvillimi i kampeve stërvitore për sportistët shqiptarë me asistencën e specialistëve të konfederatës europiane.
Në takim ishin të pranishëm gjithashtu presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes, Stefa Rufa, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima, si dhe drejtoresha e Akademisë Olimpike, Enkelejda Caushi.
Delegacioni i Konfederatës Europiane inspektoi më pas tre ambiente sportive, dy në Tiranë dhe një në Durrës, duke vlerësuar kushtet infrastrukturore dhe potencialin për zhvillimin e mëtejshëm të sportit të qitjes në Shqipëri.
Marrë nga ATSH