Spiropali pret delegacionin e PE: Vijim i reformave për zbatimin e planeve të bashkëdakordësuara

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në një takim delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të kryesuar nga kryetari David McAllister.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në një takim delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të kryesuar nga kryetari David McAllister.

Gjatë bisedës u diskutuan çështje kyçe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar rolin mbështetës dhe të rëndësishëm të Parlamentit Europian.

Spiropali nënvizoi nevojën për vijimin me vendosmëri të reformave, me vitin 2026 si një moment kyç për zbatimin e planeve të bashkëdakordësuara.

Në fokus të takimit ishte gjithashtu rëndësia e linjimit të politikës së jashtme të Shqipërisë me atë të përbashkët të BE-së, si një investim strategjik në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në takim u diskutuan gjithashtu mundësitë për zgjerimin dhe diversifikimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet europiane, përfshirë Parlamentin Europian, në të gjitha fushat, si për vendin kandidat, ashtu edhe për perspektivën e anëtarësimit të ardhshëm.

Spiropali falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme të procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke e cilësuar si një investim të vyer për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit europian.

Burimi ATSH

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.