Ibrahimaj: “e-Albania 2.0”, shërbime digjitale edhe për pushtetin vendor

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama, prezantuan drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKShI), Igli Tafa.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama, prezantuan drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKShI), Igli Tafa.

Në fjalën e saj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ibrahimaj, e vuri theksin te roli strategjik i Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në transformimin digjital të vendit.

Ministrja vlerësoi punën e deritanishme të AKShI-së, duke e cilësuar atë si shtyllën kryesore të qeverisjes elektronike në Shqipëri dhe një histori suksesi në ofrimin e shërbimeve publike online.

“AKShI përfaqëson një nga institucionet më të rëndësishme për qeverisjen moderne. Arritjet në digjitalizimin e shërbimeve publike janë një krenari për vendin tonë dhe një dëshmi e kapaciteteve profesionale të stafit. Shqipëria sot renditet ndër vendet me nivel të avancuar të ofrimit të shërbimeve elektronike, falë një pune të qëndrueshme dhe vizioni afatgjatë”, u shpreh ministrja.

Duke u ndalur te prioritetet për periudhën në vijim, ajo theksoi se objektivat për vitin 2026 janë ambicioze dhe kërkojnë vijimësi të ritmit të lartë të punës. Fokus i veçantë do të jetë zhvillimi i platformës “e-Albania 2.0”, me shtrirje të plotë edhe në pushtetin vendor, si dhe ofrimi i shërbimeve proaktive të bazuara në ngjarje jetësore, me qëllim reduktimin e procedurave dhe lehtësimin e aksesit për qytetarët dhe bizneset.

Një tjetër prioritet madhor mbetet modernizimi i portalit të prokurimeve publike, si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, efikasitetit dhe integritetit në menaxhimin e fondeve publike.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se transformimi digjital nuk është vetëm një proces teknologjik, por një reformë thelbësore që rrit cilësinë e shërbimeve, ul kostot administrative dhe forcon besimin e qytetarëve te institucionet.

Burimi ATSH

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…