Fino në Mynih: Zgjerimi i BE, domosdoshmëri gjeopolitike dhe sigurie

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Open Door or Open End? Delivering on EU Enlargement” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Gjermani.


Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Open Door or Open End? Delivering on EU Enlargement” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Gjermani.

Në tryezë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate.

Në një postim në rrjetet sociale zv/ministrja Fino tha se në këtë tryezë u rikonfirmua se zgjerimi është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe sigurie.

“Shqipëria vijon të prodhojë rezultate pozitive përmes përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), reformave të qëndrueshme, angazhimit të qartë strategjik ndaj projektit europian si dhe kontribut konkret në bashkëpunimin rajonal”, theksoi Fino.
Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih Fino zhvilloi dje edhe një takim konstruktiv me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Europian (EEAS), Olof Skoog.

Marrë nga ATSH

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të…