Balla: Investimet e Diasporës në Shqipëri, shtysë për zhvillimin ekonomik
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla vlerësoi sot rikthimin në Shqipëri të një çifti shqiptarësh të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara për të investuar në vendin e tyre.

Bëhet fjalë për Entela dhe Vasil Macuka, të cilët jetojnë dhe punojnë në New York, por kanë vendosur ta vijojnë suksesin e tyre edhe në atdhe duke ngritur një fermë blegtorale në Përmet.
“Entela dhe Vasil Macuka, një çift shqiptarësh të suksesshëm në New York, SHBA, kanë vendosur që suksesin e tyre ta vazhdojnë edhe në atdhe. Ata kanë ngritur në Përmet një fermë blegtorale dhe mezi pres të shkoj t’i vizitoj”, shkroi Balla në rrjetet sociale.
Ky është një tjetër shembull i investimeve të diasporës në Shqipëri, të cilat shpesh konsiderohen një shtysë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe bujqësor të zonave lokale.
Burimi ATSH