Tensionet në Kuvend, Balla: Imazhe që i bëjnë dëm vendit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot lidhur me tensionet e sotme në Kuvend të krijuar nga opozita, ndërsa u shpreh se “këto janë imazhe që i bëjnë dëm Shqipërisë”.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot lidhur me tensionet e sotme në Kuvend të krijuar nga opozita, ndërsa u shpreh se “këto janë imazhe që i bëjnë dëm Shqipërisë”.

Në një prononcim për medie, Balla theksoi se kjo ndodh sa herë që protesta e opozitës nuk kanë pjesëmarrje.

“Kanë ndodhur të njëjtat pamje edhe në dhjetor 2018. Shqiptarët e dinë se kur protestat nuk kanë pjesëmarrje, opozita duhet t’i vërë zjarrin parlamentit që t’i vijnë njerëzit në protestë. Por shqiptarët e dinë se kush i jep urdhrat për këto imazhe e foto që i bëjnë dëm Shqipërisë”, tha Balla.

Balla theksoi se opozita në Kuvend u mundua të pengojë edhe Avokatin e Popullit që të bëjë betimin, edhe pse vetë e kishin firmosur.

“Por ne kemi një fjalë të urtë: qentë le të lehin, karvani do ecë përpara. Edhe karvani i Shqipërisë europiane ecën përpara”, tha ai.

Balla përgëzoi vendimin e djeshëm të Bashkimit Europian për të hequr një pjesë të sanksioneve ndaj Kosovës, të cilin e cilësoi lajm të mirë për gjithë shqiptarët.

“Por sa herë Kosova ka festë Saliu nga viti 1991 e deri më sot e bën një dëm në Shqipëri. Dëmi i madh i sotëm lidhet me gëzimin për Kosovën”, tha Balla.

Lexo më shumë nga

Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve…