Spiropali në takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në Vjenë: Kjo është koha e Shqipërisë, gati të ecim më shpejt

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po merr pjesë sot në takimin e grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillon punimet në Vjenë.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po merr pjesë sot në takimin e grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillon punimet në Vjenë.

Me ftesë të ministres së Jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger dhe kryediplomates europiane Kaja Kallas, Spiropali po merr pjesë në këtë takim ku po diskutohet për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian si investim për të ardhmen europiane.

“Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve, shtimin e sigurisë europiane, të ardhmen e të rinjve tanë”, u shpreh Spiropali.

Në këtë drejtim, Spiropali shprehu bindjen se “kjo është koha e Shqipërisë, dhe ne jemi gati të ecim më shpejt”.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ndodhet në Vjenë ku mori pjesë në Këshillin e 32-të Ministror të OSBE-së që u mbajt në Pallatin Hofburg.

Në adresimin e saj, Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë.

Marrë nga ATSH

Kingji vizitë në Rumani, rritje e ndërveprueshmërisë mes forcave të Aleancës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë pune në Rumani, ku vizitoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kingji vizitë në Rumani, rritje e ndërveprueshmërisë mes forcave të Aleancës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zhvilloi një vizitë pune në Rumani, ku vizitoi…