
Kualifikimi i Kombëtares në “play-off”-in e Botërorit 2026, Duka: E merituan fitoren
Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të artë në transfertë ndaj Andorrës, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e parafundit të Grupit K të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të artë në transfertë ndaj Andorrës, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e parafundit të Grupit K të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.
Fitorja, e kombinuar me humbjen 2-0 të Serbisë në fushën e Anglisë, i ka dhënë Shqipërisë kualifikimin historik në fazën “play-off” të Botërorit – për herë të parë në historinë e saj.
Edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi për fitoren dhe kualifikimin në “play-off”.
“Jemi në PLAY OFF! E meritojnë këta djem fitoren sot, e meritojnë tifozët, e meriton çdo shqiptar që sot i ka rrahur zemra fort, po aq sa dhe mua! Faleminderit për emocionet, për krenarinë, për gjithçka!”
Fitorja ndaj Andorrës dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë 2-0 bënë që kuqezinjtë të sigurojnë matematikisht vendin e dytë në Grupin K – dhe me të, edhe kualifikimin në fazën “play-off” për Kupën e Botës 2026.
Kjo është hera e parë që përfaqësuesja kuqezi siguron pjesëmarrjen në fazën “play-off” të një Botërori.
Tashmë mbetet ndeshja e fundit ndaj Anglisë më 16 nëntor në “Air Albania”, e cila pritet të jetë një mbrëmje festive për futbollin shqiptar.
Burimi ATSH


















