Spiropali në Murin e Lotëve: Çdo hap në tokën e shenjtë të kujton fuqinë e besimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Gideon Sa’ar.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Gideon Sa’ar.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Spiropali vizitoi edhe Murin e Lotëve, Kishën e Varrit të Shenjtë të Krishtit, dhe Xhaminë e Omarit.

“Bekime për ju dhe familjet tuaja nga Muri i Lotëve, Kisha e Varrit të Shenjtë të Krishtit, dhe Xhamia e Omarit, ku çdo hap në tokën e shenjtë të Jeruzalemit të kujton fuqinë e besimit, drejtësisë universale, bashkëjetesën, faljen, paqen dhe nevojën për mirëkuptim mes njerëzve”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Ministrja e Jashtme gjatë vizitës në Izrael u prit në një takim bilateral nga homologu Gideon Sa’ar, si dhe nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana.

Ndalesën e saj të parë në Izrael, Ministrja Spiropali e pati në vendndodhjen e Festivalit Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit të vitit 2023, që u mori jetën mbi 1200 civilëve në Izrael.

Spiropali vizitoi gjithashtu Memorialin “Yad Vashem”, qendrën e përkujtimit dhe dokumentimit të Holokaustit, ku shqiptarët nderohen ndër popujt që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…