Paketa e Maleve, Rama me kryebashkiakët: Grante performance për kontribut në rritjen ekonomike

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me kryebashkiakët, ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demon si dhe ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajn, në lidhje me Paketën e Maleve.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me kryebashkiakët, ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demon si dhe ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajn, në lidhje me Paketën e Maleve.

Kreu i qeverisë njoftoi kryebashkiakët se ministri i Pushtetit Vendor po përgatit draftin për të përcaktuar grantin sipas performancës ndërsa ministrja Ibrahimaj po përgatit dy kriteret që do të vlejnë, qoftë për ministritë, qoftë për institucionet e pushtetit qendror, qoftë për bashkitë.

“Kriteri i parë, sa do të kontribuosh në rritjen e ekonomike të vendit. Nuk mund të jeni të gjithë konsumatorë në rritje por edhe kontributorë në rritje. Duhet krijimi i të ardhurave të tjera, bashkitë duhet të jenë në pararojë për të krijuar të ardhura në ekonomi. Të ardhura që krijojnë rritje ekonomike dhe ky është një nga instrumentet. Rritje e ekonomike në nivel vendor dhe pastaj të gjitha së bashku kanë kontributin e tyre në nivel kombëtar”, tha Rama.

Rama tha se se bashkitë duhet të merren me instrumente për të rritur ekonominë, ndërsa u kërkoi kryebashkiakëve që të përcaktojnë zonat prioritare.

“Fokusohuni tek hartat, territore që nuk janë ligjërisht të pandërtueshme dhe që janë territoret rurale, malore”, tha Rama.

Sipas Ramës kjo është një mundësi për t’i dhënë një shtysë turizmit malor.

“28 mijë turistë të huaj në këtë lokal, këtu ishte një gropë, ish –repart ushtarak. Cilido që ka ndërtuar agroturizëm ia ka parë hajrin familjarisht dhe bashkë më të tjerë”, tha Rama.

Rama tha se shprehja e interesit ka qenë shumë e lartë, ndërsa shtoi se përcaktimi i hartave është fillimi i punës.

Kreu i qeverisë tha se investimi përmes Paketës së Maleve mund të sjellë shumë të ardhura ekonomike.

“Këto lloj investimesh mund të shtrihen nga 30 mijë euro deri në 500 mijë euro në varësi nga projekti. Po marr 3000 aplikime që përfundojnë me sukses. Po marr një shifër më të ultën e mundshme 30 mijë euro, që nuk diskutohet do të jetë me e lartë. Janë 90 milionë euro investime. Bëjini vetë llogaritë sa shumë investim është dhe çfarë do të thotë për çdo bashki ky lloj investimi dhe sa turistë do të sjellë ky investimi atje. Këtu nuk jemi vetëm në agroturizëm, jemi edhe në fermë, në projekte mikse me energji të rinovueshme etj. Do t’u japë shumë krah dhe është detyrimi që u kemi atyre njerëzve që duan të investojnë në tokën e të parëve tyre”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek investimi në Zonat e Mbrojtura, ku sqaroi se nuk hyjnë tek Paketa e Maleve.

“Tek zonat e Mbrojtura, në bazë të ligjit, i kemi kategorizuar përveç zonave që janë në kategorinë e lartë të mbrojtjes që nuk mund të bësh dot asgjë, në pjesën tjetër që janë miqësore me mjedisin edhe që promovojnë turizmin, janë të mundura, por është kanal tjetër, nuk hyjnë tek Paketa e Maleve”, u shpreh Rama.

“Në rast se do të investosh tek një zonë që është e mbrojtur do të bësh një agroturizëm si gjithë të tjerët dhe do të marrësh ato benefite që marrin dhe të tjerët. Agroturizmi dhe kështu siç është, pa Paketën e Maleve është me incentiva fiskale të jashtëzakonshme”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Izraelit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Ohad Nakash Kaynar, me rastin e paraqitjes së letrave…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Izraelit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Ohad Nakash Kaynar, me rastin e paraqitjes së letrave…