Spiropali viziton Katedrën e Shqipes në Napoli, të themeluar nga Jeronim De Rada

Në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Dialogun Mesdhetar MED2025, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një vizitë pranë Katedrës së Shqipes, pjesë e Universitetit l’Orientale të Napolit, e cila është themeluar nga rilindasi Jeronim De Rada dhe është një nga vatrat ku u farkëtua mendimi politik dhe ndërgjegjja e Rilindjes sonë Kombëtare.


Në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Dialogun Mesdhetar MED2025, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një vizitë pranë Katedrës së Shqipes, pjesë e Universitetit l’Orientale të Napolit, e cila është themeluar nga rilindasi Jeronim De Rada dhe është një nga vatrat ku u farkëtua mendimi politik dhe ndërgjegjja e Rilindjes sonë Kombëtare.

Spiropali vlerësoi rëndësinë e vizitës në Katedrën e Shqipes pranë Universitetit l’Orientale të Napolit, e themeluar nga Jeronim De Rada dhe një nga vatrat ku u farkëtua mendimi politik dhe ndërgjegjja e Rilindjes sonë Kombëtare.

Ajo u prit nga Rektori Roberto Tottoli bashkë me të cilin zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me të rinj italianë, shqiptarë të gjeneratës së dytë dhe arbëreshë që studiojnë shqip dhe albanologji pranë kësaj katedre prestigjioze”.

Përgjatë bashkëbisedimit, Spiropali konfirmoi mbështetjen e institucioneve shqiptare për forcimin dhe thellimin e lidhjeve akademike, shkencore, kulturore e sociale mes dy vendeve tona.

Kjo është vizita e parë e një ministri të Jashtëm shqiptar pranë kësaj katedre, e para në llojin e vet në botë për Gjuhën, Letërsinë dhe Filologjinë shqipe, si dhe nismëtare e shkencës se albanologjisë.

Jeronim De Rada e themeloi atë me bindjen dhe me ndërgjegjen politike të “Rilindjes” së identitetit të vet etno-gjuhësor (si arbëresh), si dhe në kornizën e Rilindjes Kombëtare shqiptare.

Katedra e Napolit ishte qendra e parë që më pas solli dhe ndihmoi të krijohen katedrat e tjera të mësimit dhe studimit të gjuhës shqipe në Itali a në vende të tjera, sepse kontribuoi shumë edhe në formimin shkencor të një numri të ndjeshëm studiuesish, kryesisht arbëreshë, që njëri pas tjetrit kanë marrë në dorë drejtimin e katedrave në të gjithë territorin italian, duke siguruar edhe vijimësinë operative, qoftë në rrafshin e mësimdhënies së shqipes, ashtu edhe në rrafshin e kërkimit shkencor në lëmin e albanologjisë.

Burimi ATSH

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…