Spiropali takon homologun italian: Shtojmë rolin tonë në një rajon që kërkon më shumë bashkëpunim

Me ftesë të zëvendëskryeministrit e ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali po merr pjesë në Edicionin e XI-të të Dialogut Mesdhetar MED.


Me ftesë të zëvendëskryeministrit e ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali po merr pjesë në Edicionin e XI-të të Dialogut Mesdhetar MED, të bashkorganizuar nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) dhe Ministria Italiane për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, Spiropali ka zhvilluar një takim miqësor me homologun italian, Antonio Tajani, për të cilin shprehet se ishte takim përtej protokollit, një bisedë e hapur për miqësinë, partneritetin dhe të ardhmen që ndërtojmë bashkë.

“Forcojmë projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë duke filluar nga energjia, interkonektiviteti, infrastruktura digjitale, industria, investimet dhe sektorë me vlerë të shtuar”, shkruan Spiropali.

Më tej ministrja theksoi se “shtojmë rolin tonë në një rajon që kërkon më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje, si dhe angazhohemi bashkërisht për një Europë më të bashkuar, më të drejtë dhe më të sigurt, ku Shqipëria duhet të jetë pjesë pa vonesë”.

“Një miqësi që ka rrënjë të forta dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, shkruan Spiropali.

Përgjatë konferencës vjetore të Dialogut Mesdhetar MED, Ministrja Spiropali do të jetë folëse kryesore në dy panele më përfaqësues të lartë të qeverive të tjera.

Dialogu Mesdhetar MED është një konferencë vjetore e nivelit të lartë që fokusohet në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike në rajonin e gjerë të Mesdheut. Qëllimi i saj është të promovojë një “agjendë pozitive” për Mesdheun përmes dialogut shumëpalësh, rishikimit të qasjeve tradicionale ndaj sigurisë rajonale, prosperitetit, migracionit dhe lidhjeve kulturore, si dhe luftimit të fragmentimit përmes diskutimeve gjithëpërfshirëse ndërmjet qeverive, shoqërisë civile, akademisë, biznesit dhe medias.

Burimi ATSH

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…