Celibashi: Vetëm 50 nga 132 parti dorëzuan raportet financiare në vitin 2023

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi raportoi sot veprimtarinë institucionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi raportoi sot veprimtarinë institucionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Celibashi tha se raporti i KQZ-së paraqet një analizë të plotë të veprimtarisë institucionale gjatë gjithë vitit duke përfshirë përgatitjen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024.

Për sa i përket financimit të partive politike, Celibashi tha se “për vitin 2024, nga buxheti i shtetit, i cili iu vu në dispozicion KQZ-së, u shpërndanë 345 milionë lekë si fonde vjetore për partitë politike, këto sipas parashikimeve të ligjit për partitë politike”.

Celibashi bëri të ditur se vetëm 50 nga 132 parti politikë dorëzuan raportet financiare.

“Vetëm 50 nga 132 nga partitë dorëzuan raporte financiare për veprimtarinë e tyre politike apo edhe elektorale ku ka qenë rasti të vitit 2023. Të gjithë partive të tjera që nuk iu përmbajtën parashikimeve të Kodit Zgjedhor apo akteve të tjera, iu vendosën sanksione për rastin. Në kuadër të këtij procesi, KQZ nëpërmjet një procedure transparente, përzgjodhi 12 audituesit ligjorë të cilët bënë gjithë procesin e verifikimi të raporteve financiare të partive politike”, tha Celibashi.

Sa i përket buxhetit të KQZ, për vitin 2024, Celibashi tha se “u alokuan nga Kuvendi dhe këshilli i ministrave, 300 milionë lekë, por pas rishikimeve, për shkak të procesin zgjedhor të Himarës dhe të zgjedhjeve parlamentare të mbajtuar në vitin 2025, kjo shkoi në 650.9 milionë lekë duke përfshirë gjithë shpenzimet”.

“Nga vlerësimi i institucioneve audituese të brendshme dhe të jashtme, është konstatuar një menaxhim korrekt i fondeve buxhetore të KQZ”, u shpreh Celibashi.

Celibashi tha se “për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u miratuan kryesisht në periudhën e fundit të vitit 2024, rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe procedurat për regjistrimin e votuesve nga jashtë. U organizuan të gjitha programet e edukimit trajnimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve. Kryesisht veprimtaria e KQZ-së për 2024 ka qenë impenjative relativisht në pjesën e fundit të vitit 2024 dhe kjo duke përjashtuar zgjedhjet e 4 gushtit 2024, për përgatitjen për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025”.

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026 në Cannes me 83 projekte strategjike

Shqipëria po prezantohet në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM, që zhvillohet në Cannes, me një portofol prej 83…