INSTAT: Ekonomia u rrit me 3,51%, kontribut pasuritë e paluajshme dhe rritja e pagave

Ekonomia u rrit me 3,51% në tremujorin e dytë të
vitit 2025, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.


Ekonomia u rrit me 3,51% në tremujorin e dytë të
vitit 2025, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.

INSTAT publikoi sot raportin mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ku njoftoi se sektorët kryesorë që udhëhoqën rritjen ekonomike në vend ishin rritja e pagave, shitja e pronave dhe sektori i shërbimeve.

Konkretisht sektorët që kanë dhënë kontributin më të madh në rritjen e PBB-së janë: Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,65 pikë përqindje; Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor me +0,47 pp; Aktivitetet e pasurive të paluajtshme me +0,37 pp; Ndërtimi me +0,30 pp; Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,27 pp; Informacioni dhe Komunikacioni me +0,11 pp; Artet, argëtimi dhe çlodhja; aktivitete të tjera shërbimi me +0,08 pp; Aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,03 pp.

Ndërkohë, dy sektorë kanë dhënë kontribut negativ në këtë tremujor: Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,46 pikë përqindje dhe Industria, Energjia dhe Uji me -0,18 pikë përqindje.

Sipas INSTAT konsumi final i popullatës është rritur me 3,88%, duke reflektuar përmirësim të fuqisë blerëse dhe konsumit të brendshëm. Konsumi final i qeverisë ka shënuar një rritje të fortë prej 12,44%, duke reflektuar investimet publike dhe zgjerimin e shpenzimeve shtetërore.

Ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve për këtë periudhë u rritën me 0,97%, ndërsa importet u rritën me 3,26%, çka sugjeron një kërkesë më e lartë për mallra të huaja, por gjithashtu një ekonomi në zgjerim.

Rritja prej 3,5% e PBB-së për tremujorin e dytë të vitit 2025 është një tregues pozitiv për gjallërimin e aktivitetit ekonomik, me kontribut të gjerë nga sektorët e shërbimeve, ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

Këto të dhëna konfirmojnë vijimësinë e rritjes së qëndrueshme ekonomike të Shqipërisë, me bazë të gjerë dhe mbështetje nga rritja e konsumit dhe investimeve, por gjithashtu theksojnë nevojën për diversifikim dhe modernizim të sektorëve prodhues.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri