Spiropali me homologët europianë: Veprimet e Rusisë në Estoni, të pamatura

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është bashkuar në Nju Jork konferencës së ministrave të Jashtëm në mbështetje të Estonisë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë më 19 shtator.

Në konferencën e drejtuesve të diplomacisë ndërkombëtare mori pjesë edhe Kaja Kallas, kryediplomatja europiane, si dhe ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

“Ne jemi këtu sepse ky incident shqetëson jo vetëm Estoninë, por gjithë komunitetin ndërkombëtar. Këto veprime të Rusisë janë të pamatura, të rrezikshme dhe të papranueshme, dhe nuk duhen toleruar”, thuhet në deklaratën e Ministrave të Jashtëm.

Spiropali iu bashkua thirrjes së kryediplomatëve që komuniteti ndërkombëtar të qëndrojë i vendosur kundër çdo shkeljeje flagrante të kartës së OKB-së.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, theksoi se pas këtyre veprimeve, Estonia ka vendosur të kërkojë thirrjen e një takimi emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Burimi ATSH

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia