Kampionati i Kitesurf-it në Durrës, Sako: Mbi 30 sportistë nga Shqipëria dhe rajoni

Për herë të parë në vendin tonë, në Durrës u zhvillua gara e parë e sportit ujor të Kitesurf-it.


Për herë të parë në vendin tonë, në Durrës u zhvillua gara e parë e sportit ujor të Kitesurf-it.

Mbi 30 ushtrues të këtij sporti u mblodhën në bregdetin e “Sektorit Rinia”, duke përfituar nga moti me erë të fortë dhe realizuan garën e parë.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako tha se bregdeti i Durrësit është tërheqës edhe për eventet sportive ujore.

“Plazhi i Sektorit Rinia priti Kampionatin e Parë Kombëtar të Kitesurf-it, një aktivitet spektakolar që mblodhi mbi 30 sportistë nga Shqipëria dhe rajoni. Muzika ritmike, parashutat shumëngjyrëshe dhe energjia e garuesve krijuan një atmosferë të veçantë për publikun. Kjo garë synon të kthehet në një traditë vjetore, duke e promovuar qytetin tonë edhe si një destinacion të preferuar për sportet ujore”, tha Sako në një postim në rrjetet sociale.

Kitsurfi është një sport që konsiston në një platformë ku mbështeten këmbët e sportistit dhe me një litar që fiksohet në belin e tij lidhet një balonë e cila e tërheq atë. Ky sport kërkon një shpejtësi ere afërsisht 20 km/orë.

Burimi ATSH

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…