Pesë qytetarët shqiptarë të evakuuar nga Izraeli, Hasani: 3 prej tyre mbërritën në Shqipëri

Disa vende po evakuojnë qytetarët e tyre nga Izraeli dhe Irani mes konfliktit në rritje midis dy kombeve, i cili ka përfshirë sulme të ndërsjella me raketa dhe rritje të numrit të viktimave civile.


Pesë shqiptarët e evakuuar nga Izraeli kanë mbërritur shëndoshë e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha se se “MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë”.

Hasani bën të ditur se “3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë; njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri; ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj”.

Disa vende po evakuojnë qytetarët e tyre nga Izraeli dhe Irani mes konfliktit në rritje midis dy kombeve, i cili ka përfshirë sulme të ndërsjella me raketa dhe rritje të numrit të viktimave civile.

Burimi ATSH

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…