Hasani: Konferenca e 5-të ndërqeveritare me BE çështje ditësh, pala shqiptare gati

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur sot se brenda pak ditësh Shqipëria do të hapë negociatat edhe për grupkapitullin e “Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme”.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur sot se brenda pak ditësh Shqipëria do të hapë negociatat edhe për grupkapitullin e “Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme”.

Në një intervistë televizive, Hasani u shpreh se data e saktë për Konferencën e pestë Ndërqeveritare pritet të vendoset nga Komisioni Euopian, ndërsa konfirmoi se “pala shqiptare është gati”.

“Pala shqiptare është gati, vendet anëtare janë gati, thjesht duhet të identifikohet data kur të gjithë janë të mundur që të kenë një sallë në Bruksel dhe të jenë të pranishëm për shkak të kalendarit shumë të ngjeshur, shpresoj të ndodhë gjatë presidencës polake. Është çështje ditësh, nëse nuk ndodh deri më 30 qershor, do të ndodhë ditët e para të korrikut dhe na ngel vetëm grupkapitulli i pestë që është edhe i fundit”, shtoi ai.

I pyetur mbi procesin e mbylljes së negociatave, Hasani u shpreh se “kemi një plan të detajuar dhe të dakordësuar me KE-në për të mbyllur gjithë grupkapitujt deri në fund të vitit 2027”.

“Kjo që po bëjmë nuk është diçka eksperimentale. 2027 është moment i dakordësuar me Komisionin në mënyrë që në 2028 të nisim negociatën politike me vendet anëtarë për ratifikimin e aderimit të Shqipërisë në BE”, tha Hasani.

Ai u ndal edhe te projektligji për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, të cilin e cilësoi si “një paketë të mirë që do të mundësojë riformatimin e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë jashtë vendit”.

Sipas ministrit, krijimi i akademisë për diplomatët do t’i ndihmojë ata në përparimin e karrierës së tyre.

I pyetur për rezolutën e pak ditëve më parë të OKB, e cila u abstenua nga Shqipëria, ministri sqaroi se “Shqipëria ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket situatës në Palestinë”.

“Ne jemi një nga vendet që e njohim shtetin e Palestinës. Ne kemi qenë të zëshëm për formatin e njohjes së dy shteteve dhe padyshim që këtë qëndrim e kemi shprehur fuqimisht. Situatën humanitare e kemi theksuar. Për ne paqja dhe prosperiteti i njerëzve aty është e rëndësishme. Ajo që na ka shtyrë drejt abstenimit është që rezoluta e propozuar nuk dënonte Hamasin, një organizatë terroriste, e cila po keqpërdor situatën dhe jetët njerëzore dhe kjo për ne është situatë që ka nevojë për më shumë vëmendje “, tha Hasani.

Ministri Hasani u ndal po ashtu edhe te marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa foli për vizitën e fudnit në Athinë.

“Marrëdhëniet me Greqinë janë marrëdhënie mes dy popujve që kanë jetuar prej shekujsh krah për krah njëri tjetrit. Është marrëdhënie që duhet kuruar mirë, por s’duhet të jetë e bazuar në emra dhe individë me axhenda personale dhe probleme konkrete. Kjo ka qenë arsyeja pse vendosa ta vizitoja Athinën pas zgjedhjeve në Tiranë dhe te nisja një proces bashkëpunimi, nuk është vetëm ai takim, por një seri angazhimesh që do ndërmarrim në mënyrë që ta shohim e ta projektojmë të ardhmen tonë si dy vende fqinje, anëtare të BE pas pak vitesh. Kemi nevojë të dyja palët për të pasur histori të mira dhe suksesi. Jam i bindur që historitë e mira dhe të suksesit të shqiptarëve të Greqi dhe të grekëve në Shqipëri, janë të shumta. Shembuj të mirë të një bashkekzistence që vetëm duhet të forcohet”, tha Hasani.

Për sa i takon çështjes së detit, Hasani bëri të ditur se “duke filluar një proces të gjerë bisedimesh do jemi në gjendje të shtyjmë para një axhendë tepër pozitive”.

“Kemi shumë e shumë çështje që kemi nevojë ta shohim njëri tjetrin në sy, të ulemi të flasim e të gjejmë zgjedhje, që nuk janë vetëm teknike, burokratike, por duhet ta shohin perspektivën e dy vendeve tona, si dy vende partner, aleate”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Vengu në Francë, merr pjesë në çeljen e “Paris Air Show”

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nisi sot një vizitë në Francë, ku mori pjesë në pritjen e organizuar nga homologu…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu në Francë, merr pjesë në çeljen e “Paris Air Show”

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nisi sot një vizitë në Francë, ku mori pjesë në pritjen e organizuar nga homologu…