Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi.

Më datë 2 qershor në Qipro, Hasani do të takohet me homologun qipriot Constantinos Kombos; me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides; Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Annita Demetriu; dhe të tjerë përfaqësues të lartë. Në fokus të vizitës në Qipro, do të jetë thellimi i marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë, si dhe bashkëpunimi rajonal, në Evropë, e më gjerë.

Ndërsa më datë 3 qershor, Hasani do të zhvillojë vizitë zyrtare në Greqi, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis.

Në fokus do të jetë intensifikimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe nevoja për të avancuar projekte konkrete në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

Në Greqi, Hasani do të pritet gjithashtu nga Presidenti Konstantinos Tassoulas, si dhe do të jetë i ftuar në Institutin ELIAMEP për të referuar mbi stadin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Burimi ATSH

Bajraktari: 24 risi në shërbimet e transportit rrugor, më shumë akses e inovacion për qytetarët

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Kreshnik Bajraktari, prezantoi disa nga risitë në aktivitetin për transformimin…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bajraktari: 24 risi në shërbimet e transportit rrugor, më shumë akses e inovacion për qytetarët

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Kreshnik Bajraktari, prezantoi disa nga risitë në aktivitetin për transformimin…