Celibashi mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi i dha sot një mesazh qytetarëve shqiptarë mbi procesin zgjedhor të datës 11 maj.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi i dha sot një mesazh qytetarëve shqiptarë mbi procesin zgjedhor të datës 11 maj.

Celibashi thekson se e drejta për të votuar është një nga të drejtat më themelore të demokracisë dhe një mundësi për të përcaktuar të ardhmen e vendit tonë.

“Vota juaj është e rëndësishme, dhe çdo votë është një zë që duhet dëgjuar. Ju inkurajoj të merrni pjesë me besim dhe përgjegjësi në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë”, shprehet Celibashi.

Komisioneri nënvizon se, “këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë, sepse për herë të parë në historinë tonë, vota e diasporës është bërë pjesë e këtij procesi. Rreth 93% e zgjedhësve nga diaspora kanë marrë fletën e votimit, dhe 81% e tyre e kanë plotësuar dhe kthyer në KQZ, duke përfaqësuar 74% të të gjithë votuesve nga diaspora. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe forcimit të lidhjeve me shqiptarët kudo në botë, duke garantuar që zëri i çdo qytetari shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve, të dëgjohet dhe të respektohet”.

Celibashi gjithashtu falënderoi komisionerët për angazhimin e tyre në administrimin e këtij procesi të rëndësishëm.

“Roli juaj është thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe transparente. Ju ftoj të veproni me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, duke respektuar të drejtat e çdo votuesi dhe duke siguruar që çdo votë të numërohet drejt dhe me integritet. Mos harroni se përgjegjësia juaj nuk është vetëm etike, por edhe ligjore. Çdo shkelje e detyrave dhe çdo ndërhyrje në vullnetin e zgjedhësve është e ndëshkueshme sipas ligjit dhe do të trajtohet me seriozitet të plotë”, thekson Celibashi.

“Ky proces do të monitorohet nga një numër i madh vëzhguesish, për të garantuar që çdo veprim të jetë në përputhje me standardet më të larta të demokracisë dhe transparencës: 2,412 vëzhgues vendas nga 45 organizata vendase. 925 vëzhgues të huaj nga 30 organizata dhe institucione ndërkombëtare. 2,120 vëzhgues afatgjatë dhe 1,217 vëzhgues afatshkurtër. 54 media vendase dhe të huaja, do të jenë në terren për të ndjekur dhe raportuar mbi ecurinë e procesit zgjedhor”, nënvizon Celibashi.

Për 11 subjektet që garojnë, Celibashi thekson se, “subjektet politike, dhe sidomos subjektet politike të përfaqësuara me komisionerët e tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një klime të qetë në qendrat e votimit”.

“Kujtoj se komisionerët, pavarësisht se janë të propozuar nga partitë politike, janë në shërbim të procesit zgjedhor dhe të qytetarëve. Krijimi i një mjedisi të qetë dhe bashkëpunues në qendrat e votimit është detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne”, shton Celibashi.

Komisioneri fton drejtuesit politik që nga sot e deri në përfundim të procesit të numërimit, të përcjellin për votuesit, për komisionerët dhe këdo tjetër të lidhur me procesin zgjedhor, mesazhe të respektimit të ligjit dhe të autoritetit të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve dhe garantimin e integritetit të tyre.

“Tani fushata ka përfunduar dhe të gjithëve na duhet të presim me qetësi të shohim verdiktin e votuesve”, thekson ai.

Celibashi iu drejtua me mesazh edhe medias dhe gazetarëve.

“Ju që do të raportoni në kohë reale nga terreni, keni një rol kyç në informimin e publikut dhe transparencën e procesit. Ju falenderoj për përkushtimin tuaj dhe ju ftoj të raportoni me saktësi, paanshmëri dhe profesionalizëm, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të marrë informacion të besueshëm dhe të verifikuar”, thekson Celibashi.

“Në këtë ditë të rëndësishme, fjala juaj është një pjesë thelbësore e procesit demokratik. Dita e zgjedhjeve është dita e qytetarëve, një ditë ku zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet qartë dhe pa pengesa.

Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe uroj të gjithëve një proces zgjedhor të suksesshëm”, përfundon mesazhin KSHZ, Ilirjan Celibashi.

Burimi ATSH

Politikat për rininë 2027, 50 milionë lekë për infrastrukturën rinore në shtatë bashki

Financimi nga Agjencia Kombëtare e Rinisë do të mbështesë shtatë projekte në bashkitë Himarë, Bulqizë, Selenicë, Divjakë, Cërrik, Shijak dhe…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Politikat për rininë 2027, 50 milionë lekë për infrastrukturën rinore në shtatë bashki

Financimi nga Agjencia Kombëtare e Rinisë do të mbështesë shtatë projekte në bashkitë Himarë, Bulqizë, Selenicë, Divjakë, Cërrik, Shijak dhe…