Celibashi: Nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votës së diasporës, 156 raportime në KQZ

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi parashtroi sot të gjitha problematikat e hasura deri tani me procesin e shpërndarjes së zarfeve me votat e diasporës, ndërsa vlerësoi se nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi parashtroi sot të gjitha problematikat e hasura deri tani me procesin e shpërndarjes së zarfeve me votat e diasporës, ndërsa vlerësoi se nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë.

Në një konferencë për medie, Celibashi theksoi se në përfundim të procesit KQZ do të shikojë se si operatori postar (DHL) ka përmbushur shërbimin dhe në varësi të saj do të vendosë edhe për përmbushjen e detyrimit për të paguar për këto shërbime.

Celibashi theksoi se “kemi ndjekur dhe marrë në konsideratë të gjitha shqetësimet që kanë ardhur nga partitë politike për procesin e shpërndarjes së fletëve të votimit, veçanërisht në Greqi”.

“U kam bërë me dije përfaqësuesve të partive politike se ka vetëm një mënyrë e cila edhe nga pikëpamja formale ligjore e detyron KQZ-në të angazhohet për adresimin e këtyre problematikave. Edhe pse partitë janë plotësisht në të drejtën e tyre, për ligjin dhe për marrëdhëniet kontraktuale që ne kemi me me operatorin e shërbimit postar ne njohim atë që vetë individi i prezanton KQZ-së”, tha Celibashi.

Sipas tij, të gjithë votuesit nga jashtë duke qenë se janë të regjistruar, lehtësisht futen dhe raportojnë problematikën që kanë hasur në lidhje me marrjen në dorëzim të dokumentacionit zgjedhor.

Celibashi bëri të ditur se deri tani që po flasim janë 156 raportime në KQZ. “Nga këto janë 90 raportime të cilat lidhen me atë që zarfi i DHL-së është lënë në hyrje të banesës apo te kutia postare, 21 ankesa se DHL nuk pranon të vijë dhe të marrë zarfin mbrapsht, 9 zgjedhës kanë raportuar që nuk u ka mbërritur fleta e votimit, 4 votues nga jashtë kanë paraqitur si ankesë faktin se nuk kanë marrë njoftim nga DHL për mbërritjen e zarfit, 3 zgjedhës që kanë raportuar dhe thonë nuk e kanë marrë akoma zarfin”, tha Celibashi.

Celibashi theksoi se zyrtarisht kemi komunikuar në kohë reale me DHL-në për të adresuar gjithë problemet për shqetësimet që na janë bërë prezent.

Ndërkohë i pyetur nga mediet, Celibashi theksoi se 21 mijë zarfe nuk janë shpërndarë akoma. “Prej tyre 11 mijë janë për shkak të problematikave të lidhura me pasaktësinë e adresës së emailit dhe numrit të celularit. 11 mijë votues nuk ka mundur t’i gjejë DHL, zarfet e tyre janë në zyrat e DHL-së. Pjesa tjetër lidhen me ata votues që DHL i ka kontaktuar dhe nuk u janë përgjigjur njoftimit apo mesazhit të DHL dhe zarfet janë akoma në pritje deri në darën 8 maj në zyrat e DHL-së”, sqaroi ai.

Celibashi nënvizoi se “nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë”.

“Procesi është i realizuar shumë mirë. Votimi nga jashtë në Gjermani me gjithë respektin që kam për sistemin gjerman rezulton me humbje të 40 mijë votave. Apo problemet në Austri ku nuk i konsideruan fletët e votimit nga jashtë për shkak të problematikave me ngjitësin e zarfit”, shtoi Celibashi.

Burimi ATSH

Strategjia për zhvillimin e futbollit 2026-2030, Gonxhja: Ligji për sponsorizimet, hap kyç

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi këtë të hënë strategjinë e re katërvjeçare “Vision to Victory 2026-2030”, e cila synon…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Strategjia për zhvillimin e futbollit 2026-2030, Gonxhja: Ligji për sponsorizimet, hap kyç

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi këtë të hënë strategjinë e re katërvjeçare “Vision to Victory 2026-2030”, e cila synon…