Rama nga Kreta: 500 aplikantët e parë në “Paketën e Maleve”, 10 vite pa taksa

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ftoi shqiptarët në Greqi që të aplikojnë për “Paketën e Maleve” në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë agroturizma në tokën dhe shtëpitë e të parëve të tyre.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ftoi shqiptarët në Greqi që të aplikojnë për “Paketën e Maleve” në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë agroturizma në tokën dhe shtëpitë e të parëve të tyre.

Edi Rama zhvilloi sot në Xania një takim me shqiptarët e Kretës në Greqi ku vuri në dukje edhe lidhjet e tyre me atdheun.

“Pjesa tjetër është lidhja juaj me Shqipërinë. Pjesa tjetër është shtëpia, toka që keni lënë pas në Shqipëri. Pjesa tjetër është dëshira, malli, apo edhe interesi për të kthyer kokën dhe për të parë nëse ka një mundësi për të investuar kursimet në Shqipëri. Nëse ka një mundësi, jo doemos për t’u kthyer përgjithmonë, por duke pasur edhe pasaportën evropiane, për të jetuar edhe këtu, edhe atje, për të punuar edhe këtu, për të investuar edhe atje”, theksoi Rama.

“Për të gjithë ata që janë këtu në Greqi, apo edhe në vende të tjera dhe që kanë një tokë në fshat, që kanë një shtëpi të rrënuar të gjyshit në fshat, apo që njohin miq, ose kanë të afërm në fshat ku mund të bëhet një investim, ne kemi kaluar në parlament ekzaktësisht për emigrantët një ligj që sot është në fuqi, që thotë se çdokush që zotëron një tokë për të cilën, mund të mos e ketë akoma dokumentin e pronësisë, por ama ka dëshmitarët e mjaftueshëm në fshat atje që është toka e të parëve të tij, mund të marrë një vërtetim të thjeshtë fare nga këshilli bashkiak dhe me atë vërtetim mund të marrë leje për të rindezuar oxhakun në shtëpinë e gjyshit dhe për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në një agroturizëm apo për të investuar atje në çfarëdolloj rruge që zhvillohen investimet në fshat, për blegtori, për agropërpunim. Gjëra që ju i bëni këtu, gjera të cilat ju jeni mësuar këtu dhe për të cilat ju keni një eksperiencë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Rama u shpreh se 500 aplikantët e parë në “Paketën e Maleve” do të jenë 10 vite pa taksa.

“Për cilindo prej jush që do të kthehet atje ose do të investojë atje në këtë rrugë, duhet të keni parasysh që ligji thotë se për 500 aplikantët e parë janë 10 vite pa taksë, pa tvsh, pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit”, tha Rama.

Kryeministri ftoi shqiptarët në Greqi që të rikthehen në atdhe për të punuar në turizëm ku tha ai iu del më mirë se në Greqi.

Po ashtu, shtoi Rama, “unë e di që ky ishull është një ishull që ka një turizëm shumë të zhvilluar”.

“Por të gjithë ata që presin sezonin këtu për të punuar në turizëm i ftoj që ndërkohë të interesohen dhe ën Shqipëri, të pyesin dhe si janë pagat në turizëm në Shqipëri. Nuk ka nevojë të më dëgjojnë dhe të më besojnë mua. S’ka nevojë të dëgjojnë dhe besojnë asnjërin nga ne, mjafton të interesohen dhe të shikojnë se unë kam përshtypjen që në të shumtën e herës ju del më mirë atje sesa këtu. Megjithatë kjo është në dorën e secilit që të interesohet dhe ta shikojë vetë nëse është kështu siç them unë”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Artizanati shqiptar, përçues i kulturës ndër shekuj

Panairi "ZAN’ART" synon të promovojë artizanatin shqiptar dhe mjeshtrinë tradicionale që përfaqëson identitetin tonë kulturor

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Artizanati shqiptar, përçues i kulturës ndër shekuj

Panairi "ZAN’ART" synon të promovojë artizanatin shqiptar dhe mjeshtrinë tradicionale që përfaqëson identitetin tonë kulturor