Automotoparku në Elbasan, Duma: Risi globale, inovacion dhe qendër mjekësore

Automotoparku në Elbasan, një kompleks sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM, do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1.


Automotoparku në Elbasan, një kompleks sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM, do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1, duke e kthyer në këtë mënyrë Elbasanin në epiqendrën e re të turizmit sportiv në rajon.

Zëvendës ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Sokol Duma dha detaje në lidhje me projektin. Sa i takon vendndodhjes Duma tha se do të ndërtohet “në zonën e Krastës buzë lumit Shkumbin, vendndodhja optimale jo vetëm nga bukuria natyrore, por edhe nga pikëpamja e motit”.

Duma tha më tej se “projekti parashikon struktura të posaçme për kombëtare, ndërkombëtare, testime të mjeteve të reja por edhe disiplina që janë rishtaz të hyra në kategoritë e motosportit”.

Në aspektin e edukimit, Duma tha se “struktura parashikon të ketë shumë struktura edukative, jo vetëm për drejtuesit e rinj të mjeteve, por edhe drejtuesit e mjeteve profesionale”.

“Do këtë programe edukative edhe për fëmijë në lidhje me përdorimin e sigurt të rrugës. Projekti parashikon edhe një multifunksionalitet në aspektin jetësor”, tha Duma.

“Simulimi i shpejtësisë shpejtësia maksimale prej thuaje 350 km në orë arrihet në fund të kthesës së stërgjatë. Një xhiro totale e pistës është 70 sekonda”, tha Duma më tej.

Duma tha se “strukturat që parashikohen në Automotopark janë mahnitëse, është një risi globale edhe nga diskutimet që kemi me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit paraqesin disa nga inovacionet që po kërkohen tani e tutje për pistat e reja që po zhvillohen”.

“Afërsia me garën është tillë që mund të shquash çdo makinë dhe çdo pilot. Në tribunën kryesor fushëpamja është optimale në 90% të kohës”, tha Duma.

Duma theksoi se “automotopark do të parashikojë dhe një qendër mjekësore e cila gjatë kohës që nuk ka evente sportive do të jetë në dispozicion të qytetit të Elbasanit”.

Burimi ATSH

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

Kuvendi zgjodhi sonte me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, Endrit Shabanin si Avokatin e Popullit për një…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

Kuvendi zgjodhi sonte me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, Endrit Shabanin si Avokatin e Popullit për një…