“Një botë më e drejtë është e mundur”

Ambasadori turk Atay: Të punojmë për të siguruar stabilitet global për një të ardhme të përbashkët


Në kuadër të Forumit Publik Stratcom në Tiranë është mbajtur paneli i diskutimit me temë “Një botë më e drejtë është e mundur”, organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Republikës së Türkiyes, raporton Anadolu.

Qëllimi i panelit është për të kontribuar në diskutimet mbi reformimin e institucioneve ndërkombëtare dhe theksimin e vizionit të Türkiyes për një botë më të drejtë.

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun, përshëndeti aktivitetin me një video-mesazh.

Në hapje të aktivitetit, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, u shpreh se Türkiye bën thirrje për një botë më të drejtë. “Përmes këtij paneli mundohemi që të diskutojmë, të shikojmë mundësi të ndryshme se si mund të ndihmojmë botën për të qenë më e mirë dhe më e drejtë, si mund të eksplorojmë ide të ndryshme, si mund të stabilizojmë një sistem ndërkombëtar më të përgjegjshëm”, tha Atay.

Duke theksuar se shikojnë që vetoja e vendeve të mëdha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka dështuar, ai tha se “Edhe presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, e shpreh këtë shqetësim personalisht dhe beson që bota është më e madhe se pesë. Kjo është një thirrje shumë e fortë”.

Ai tha se mendojnë që është e mundur një botë më e drejtë dhe shtoi se “Ne jemi më shumë se gati që të punojmë për të siguruar stabilitet global për një të ardhme të përbashkët”.

Ambasadori turk tha se Shqipëria është vendi mik dhe që kanë marrëdhënie strategjike dhe theksoi se Tirana shpreh edhe një interes për të qenë pjesëmarrëse dhe për të luajtur rol në këtë kauzë.

Pjesë e panelit të moderuar nga prof.dr. Fırat Purtaş nga Universiteti “Hacı Bayram Veli” në Ankara ishin drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim të Shqipërisë, Alteo Hysi, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, kryetari i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), Albert Rakipi, ish-ambasadori i Shqipërisë në Türkiye, Genci Muçaj dhe pedagogu pranë Universitetit “Hasan Kalyoncu” dhe hulumtues në Fondacionin SETA, Murat Aslan.

Në fjalën e tij, Hysi falënderoi Drejtorinë e Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, që sipas tij e ka sjellë këtë lloj platforme edhe në Tiranë.

“Hapja drejt perspektivave të ndryshme, ideve të ndryshme nga aktorë të ndryshëm në vetvete unë besoj që e pasuron debatin publik dhe diskutimin mbi atë se si duhet të jetë më i mirë, më i drejtë dhe më efektiv sistemi ynë ndërkombëtar”, tha Hysi.

Muçaj tha se reformat në Kombet e Bashkuara janë bërë një domosdoshmëri. “Në një botë që po rritet institucionet ndërkombëtare dhe organizatat luajnë një rol themelor për promovimin e paqes, sigurisë, stabilitetit ekonomik dhe qëndrueshmërisë”, u shpreh ndër të tjera Muçaj.

Gurra theksoi se kriza aktuale e multilateralizmit përbën një pengesë të rëndësishme për realizimin e një bote më të drejtë. “Institucionet ndërkombëtare të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore duken gjithnjë e më të papërshtatshme për trajtimin e sfidave bashkëkohore, si tensionet gjeopolitike dhe të plagëve të vjetra të mbyllura artificialisht dhe përkohësisht shumë kohë më parë. Sistemi ndërkombëtar i sotëm ka dështuar t’i adresojë shumë nga këto sfida”, tha Gurra.

Gjatë fjalës në panel, Rakipi tha se Türkiye po bëhet gjithnjë e më shumë një fuqi globale. “Türkiye është një vend mik për ne dhe një vend shumë i rëndësishëm. Kemi dhe një partneritet strategjik. Më pëlqen shumë edhe shprehja e presidentit Erdoğan që Bota është më e madhe se pesë dhe kjo shpjegon pese është e rëndësishme një agjendë e tillë dhe një forum i tillë”, tha ndër të tjera Rakipi.

Aslan duke theksuar se që nga Lufta e Ukrainës, luftërat tani janë një mundësi, tha se funksionet e OKB-së duhet të rishikohen. “Procesi i vendimmarrjes duhet patjetër të rishikohet. Duhet të ketë një proces vendimmarrës në të cilin Asambleja e Përgjithshme, së bashku me Këshillin e Sigurimit (të OKB-së ), të jetë më efektive”, tha Aslan.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe ekspozita me fotografi “Shekulli i Türkiyes” që ka në fokus kontributet vizionare të Türkiyes në energji, mbrojtje, industri dhe fusha të tjera. Gjithashtu u shfaq dokumentari “Devrim Erbil”, ku pasqyrohet jeta dhe vepra e piktorit turk Devrim Erbil.

Ibrahimaj: Përjashtim nga TVSH e tatim fitimi për 10 vite për 500 përfituesit e parë nga Paketa e Maleve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të zgjidhur problemet e…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ibrahimaj: Përjashtim nga TVSH e tatim fitimi për 10 vite për 500 përfituesit e parë nga Paketa e Maleve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të zgjidhur problemet e…