Mblidhet Komiteti i Menaxhimit Parku Kombëtar “Lumi Vjosa”

Komiteti i Menaxhimit për Zonën e Mbrojtur Mjedisore Parku Kombëtar “Lumi Vjosa” u mblodh sot me prezencën e prefektëve të qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.


Komiteti i Menaxhimit për Zonën e Mbrojtur Mjedisore Parku Kombëtar “Lumi Vjosa” u mblodh sot me prezencën e prefektëve të qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Përgjatë takimit u trajtuan rezultatet e arritura në menaxhimin dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura, si edhe synimet për vitin 2025.

Prefektët Plator Nesturi, Odise Kote e Arben Çuko, kryetarë të Komiteteve të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në prefekturat që drejtojnë, referuan mbi bilancin dhe realizimin e objektivave në punën njëvjeçare, duke përcaktuan edhe detyrat e objektivat konkrete me fokus: Parkun Kombëtar Vjosa për vitin 2025.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi u ndal në të gjithë procesin dhe aktivitetin e institucionit që drejton si dhe në bashkëpunimin me faktorët lokalë, komunitetet, organizmat e Institucionet ndërkombëtare si dhe me stafet shkencore akademike të universiteteve shqiptare.

Pirushi shpjegoi hollësisht Planin Kombëtar të Menaxhimit të Parkut Vjosa, organizimin strukturor e logjistik si dhe detyrat e objektivat për vitin 2025 e në vijim.

Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi arritjen e fundit të drejtuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, krijimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”.

Kjo falë vizionit të përmirësimeve ligjore në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Burimi ATSH

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës