Hasani: Forcim i diplomacisë në funksion të turizmit, ekonomisë dhe kulturës

Në datat 26-28 gusht 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndau sot disa nga momentet e Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”, ku theksoi ai sot do të diskutohet mbi gjeopolitikën në rajon dhe forcimin e diplomacisë në funksion të turizmit, ekonomisë dhe kulturës.

Në datat 26-28 gusht 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” ku përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, janë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili ofron një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të RSH në botë.

Konferenca e Ambasadorëve u rikthye pas tetë vitesh, ku përgjatë tre ditëve të zhvillimit në Tiranë do të diskutohet mbi sfidat dhe mundësitë e diplomacisë shqiptare, si dhe strategjitë e Shqipërisë mbi sigurinë, gjeopolitikën e rajonit, ekonominë, turizmin, kulturën, dhe prioritetin kryesor, integrimin në Bashkimin Europian.

Kryediplomati Igli Hasani ka theksuar se, kjo konferencë vjen në një moment kyç – jo vetëm për shkak të angazhimeve gjithnjë e më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare – por edhe ndërsa ndërmarrim hapa konkretë për një shërbim të jashtëm gjithnjë më modern e dinjitoz, përfshirë një Ligj të ri për shërbimin e jashtëm dhe ringritjen e Akademisë Diplomatike.

Ministri Hasani ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama, për përkushtimin e tij ndaj politikës sonë të jashtme, si dhe të ftuarën e nderit në sesionin e hapjes së Konferencës, homologen e tij sllovene Tanja Fajon, një mike e vendit tonë dhe mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit.

(ATSH)

AKZM: Parku Natyror “Syri i Kaltër” tashmë i hapur për t’u vizituar dhe i sigurt për të gjithë

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura deklaroi sot se Parku Natyror “Syri i Kaltër” në Sarandë tashmë është i hapur…

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

AKZM: Parku Natyror “Syri i Kaltër” tashmë i hapur për t’u vizituar dhe i sigurt për të gjithë

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura deklaroi sot se Parku Natyror “Syri i Kaltër” në Sarandë tashmë është i hapur…