“Travel and Tour World”: Shqipëria – “Perla e fshehur” synon të dyfishojë numrin e turistëve me aeroportin e ri

Vendi vazhdon të zhvillojë infrastrukturën e tij turistike, ai është gati të bëhet një destinacion i domosdoshëm për turistët që kërkojnë vlera dhe peizazhe mahnitëse.

Shqipëria, një perlë e fshehur në Evropën Juglindore, po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor, shpesh i krahasuar me Maldivet për ujërat e saj mahnitëse të pastër kristal dhe plazhet piktoreske, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World”.

Pavarësisht vijës së saj bregdetare prej 279 miljesh, Shqipëria ka mbetur relativisht nën radarin e shumë turistëve. Megjithatë, kjo do të ndryshojë me planet ambicioze të vendit për të tërhequr më shumë vizitorë.

Shqipëria po punon për të rritur numrin vjetor të turistëve në 14 milionë, pothuajse pesëfishi i popullsisë së saj aktuale prej 2,8 milionë banorësh.

Ky objektiv përfaqëson një rritje të konsiderueshme nga 10 milionë vizitorë të raportuar në vitin 2023.

Për të mbështetur këtë rritje, Shqipëria po investon në infrastrukturën e re, duke përfshirë ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës me vlerë 104 milionë euro pranë resortit të Vlorës.

Ky aeroport i ri do të reduktojë kohën e udhëtimit në bregdet, duke e bërë Rivierën Shqiptare edhe më të aksesueshme për turistët.

Qeveria shqiptare njoftoi për herë të parë planet për ndërtimin e aeroportit në vitin 2017 deri në vitin 2021.

“Mabetex International” – një kompani e specializuar në projektet e inxhinierisë civile në shkallë të gjerë – nisi zbatimin e projektit me vlerë 104 milionë euro në fazën e saj fillestare, e cila përfshin një pistë 1,9 milje, një terminal 12, 43 milje katrorë, një kullë operacioni dhe një ndërtesë zjarrfikëse.

Shqipëria është destinacioni ideal për udhëtarët që nuk duan të shpenzojnë shumë – me fluturimet nga Londra në Tiranë që kushtojnë më pak se 117 euro gjatë pikut të sezonit, ndërsa një vakt mesatar mund t’ju kushtojë vetëm 6 euro.

Akomodimi në bregdet ofron gjithashtu çmime të përballueshme – me dhoma buzë detit të disponueshme për vetëm 30 euro nata.

Vendi ofron një gamë të larmishme atraksionesh, duke përfshirë Kanionin e Gjipesë, i vendosur midis Dhërmiut dhe Vunoit, i cili përfundon në plazhin e pacënuar të Gjipesë.

Rajoni i Ksamilit, i referuar shpesh si Maldivet e Evropës, po fiton popullaritet në rrjetet sociale, ndërsa Dhërmiu krenohet me një nga plazhet më të njohura dhe më të gjata të Shqipërisë.

Përpjekjet e Shqipërisë për të nxitur turizmin synojnë të promovojnë bukurinë e saj natyrore dhe përballueshmërinë e saj, duke e bërë atë një alternativë bindëse – kundrejt destinacioneve evropiane të mbipopulluara me vizitorë si Spanja, Greqia dhe Italia.

Ndërsa vendi vazhdon të zhvillojë infrastrukturën e tij turistike, ai është gati të bëhet një destinacion i domosdoshëm për turistët që kërkojnë vlera dhe peizazhe mahnitëse.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…