“Mama Klorin” shfaqet në Greqi, projekti i mbështetur nga ambasada shqiptare

“Mama Klorin” është një vepër vizuale që i kushtohet grave emigrante. E pranishme ambasadorja Hajdaraga.


Në ambientet e Universitetit New York College, në Athinë, u zhvillua promovimi i projektit “Mama Klorin”, me ideatore artisten shqiptare, Doreida Xhogu, realizuar me mbështetjen e Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Ambasadorja e Shqipërisë, Luela Hajdaraga si dhe Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, Fitim Gllareva.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

Në datën 5 prill 2024, në ambientet e Universitetit New York College, në Athinë, u zhvillua promovimi i projektit “Mama Klorin”, me ideatore artisten shqiptare, znj. Doreida Xhogu, realizuar me mbështetjen e Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi.

“Mama Klorin” është një vepër vizuale që i kushtohet grave emigrante që punojnë si punëtore pastrimi, të cilat rrëfejnë përjetimet e tyre nga jeta përpara dhe pas mbërritjes në Greqi. Projekti ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për jetën dhe sakrificat e këtyre grave “të padukshme”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës – Kosovo in Greece, z. Fitim Gllareva, diplomatë, akademikë, artistë, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, etj.

Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Denada Bullari – Historia e një brezi që e ktheu sakrificën në art dhe sukses

E lindur në Elbasan dhe e diplomuar në Institutin e Arteve të Bukura të Athinës