15-vjetori i Shqipërisë në NATO, Kingji: Ky përvjetor e gjen FA në një proces transformimi dhe modernizimi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Arben Kingji e cilësoi sot 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO një moment të rëndësishëm në historinë e kombit tonë


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Arben Kingji e cilësoi sot 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO një moment të rëndësishëm në historinë e kombit tonë, duke i dhënë shtysë përmbushjes së interesave kombëtare dhe strategjike në politikën e jashtme.

Në një postim në rrjetet sociale, Kingji shkruan se “sot shënohet 15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 75 vjetori i themelimit të Traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Krenar që Shqipëria është një vend aleat i besueshëm, promovues dhe mbrojtës i paqes, vlerave demokratike dhe sigurisë kolektive. Përgjatë shumë viteve jemi angazhuar dhe vijojmë të kontribuojmë në një sërë misionesh të drejtuara nga NATO, BE e OKB, krah partnerëve dhe aleatëve strategjikë”.

“Ky përvjetor i gjen Forcat e Armatosura në një proces transformimi dhe modernizimi që nga rishikimi i dokumenteve strategjike, implementimi i projekteve të reja me fokus rritjen e kapaciteteve operacionale, fuqisë së zjarrit, mbrojtjen kundërajrore dhe kibernetike, për t’i përmbushur më së miri detyrimet kombëtare dhe ndaj Aleancës”, theksoi Kingji.

Gjeneral Major Kingji tha se “në këtë epokë të karakterizuar nga sfida komplekse të sigurisë ku po cenohen vlerat e lirisë dhe demokracisë, NATO është më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë”.

Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.