Prag Krishtlindje, Imzot Angelo Massafra: Paqja dhe dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote

Arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, ka uruar Krishtlindjen për besimtarët ortodoksë dhe katolikë


Arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, ka uruar Krishtlindjen për besimtarët ortodoksë dhe katolikë, teksa bëri thirrje për “paqe dhe dashuri”.

“Të përgatisim një botë më njerëzore duke ndihmuar jo vetëm ata që kanë nevojë, por dhe vetë shoqërinë në përgjithësi.

Qoftë kjo festë e Lindjes së Jezu Krishtit rasti për një bashkëngjitje të ripërtërirë personale dhe bashkësiore me Të, duke mësuar prej Tij rregullën e dashurisë. Vetëm dashuria mund t’ia ndryshojë fatin kësaj bote, tashmë (për fat të keq!) të mësuar me luftëra dhe kaq shumë vuajtje.

Urimi im më i sinqertë mbërriftë tek të gjithë, veçanërisht tek të varfërit, të sëmurët, të burgosurit, tek ata që nuk shpresojnë më në një të ardhme më të mirë: lindja e Krishtit qoftë ngushëllim dhe paqe për të gjithë. Përshumëvjet të gjithë Katolikëve, Ortodoksëve, të Krishterëve dhe njerëzve vullnet mirë”, u shpreh Imzot Angelo Massafra.

Mesazhin e tij të përvitshëm Imzot Angelo Massafra ia kushtoi paqes në fund të një viti të shenjuar nga lufta, e cila tha ai, është duke prishur fytyrën e bukur të Europës me plagë të thella.

Rama: Shqiptarët, fuqi e madhe ekonomike në Greqi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, shqiptarët janë fuqi e madhe në Greqi.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama: Shqiptarët, fuqi e madhe ekonomike në Greqi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, shqiptarët janë fuqi e madhe në Greqi.