Rama nderon Silvinjon me çmimin “Shqiponja e Artë”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Campos Junior ka qenë i ftuar në Samitin e Diasporës


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Campos Junior ka qenë i ftuar së bashku me stafin teknik kuqezi në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë.

Gjatë këtij eventi numri një i stolit të Shqipërisë është nderuar edhe me çmimi “Shqiponja e Artë” për kontributin e tij në fushatën kualifikuese të Kombëtares kuqezi, që arriti të siguronte një biletë historike për në finalet e Euro “Gjermani 2024”.

Ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai që e ftoi në skenë trajnerin Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij Doriva, Hamdi Salihi si edhe drejtorin e Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta, duke i dorëzuar çmimin mes batutave.

Teksa mori çmimin trajneri përshëndeti fillimisht në shqip të gjithë të pranishmit: “Mirëmbrëma. Shumë faleminderit. Faleminderit të gjithëve”, tha Sylvinho, duke shtuar:

“Dua të falënderoj të gjithë lojtarët e Kombëtares shqiptare, janë të gjithë të fortë, por sigurisht pa harruar edhe stafin teknik dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Ne jemi këtu disa përfaqësues, por ne kemi mbi 15 persona në stafin e skuadrës.

Faleminderit të gjithëve, faleminderit të gjithë skuadrës pasi pa ato lojtarë nuk do të ishte e mundur të isha në këtë mbrëmje dhe të marr këtë çmim që për mua është një nder i madh. Një qytetar i botës i lindur në San Paolo, që ka bërë një rrugëtim të gjatë në futboll duke kaluar nga Londra, Mançester, Milano dhe sot një qytetar shqiptar. Ju faleminderit edhe një herë të gjithëve”, – theksoi Sylvinho.

Samiti i 3-të i Diasporës zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe bën bashkë përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh në Itali, studiues e historianë në Ditën e Arbëreshëve.

Salla në Kavajë: Me dakordësinë e Brukselit eksportojmë vezën e kategorisë A

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Veza Savio” në Kavajë, ku u njoh nga afër…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla në Kavajë: Me dakordësinë e Brukselit eksportojmë vezën e kategorisë A

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Veza Savio” në Kavajë, ku u njoh nga afër…