Buxheti 2024, Manja: Fond për kompensimin financiar të ish-pronarëve

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2024 për Ministrinë e Drejtësisë.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut projektbuxhetin e vitit 2024 për Ministrinë e Drejtësisë.

Manja u shpreh se buxheti i vitit 2024 vjen me rritje, sikundër edhe buxheti afatmesëm 2024-2026 i ndarë në vite.

Kështu, buxheti për vitin 2024 është 14.6 miliardë, për vitin 2025 është 15.8 miliardë lekë dhe buxheti për vitin 2026 është 16.4 miliardë.

Lidhur me buxhetin e vitit 2024, Manja tha se ky buxhet ka rritje prej 1.7 miliardë lekë ose 8.7% më shumë se sa buxheti i vitit 2023.

“Nga kjo rritje prej 1.7 miliardë lekë, në fakt 1.2 miliardë në total shkojnë për shpenzime personeli, paga plus sigurime shoqërore, 28.3 milionë lekë janë rritur shpenzimet korrente. Tek shpenzimet korrente janë shtuar 595 milionë lekë fond për kompensimin financiar të ish-pronarëve. 74 milionë lekë për aparatin e MD, për sektorin e përkthimeve”, u shpreh Manja.

“480 milionë lekë të rritjes buxhetore për vitin 2024, janë shpenzime për investimet kapitale të brendshme. Konkretisht 233.8 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e sistemit të regjistrit elektronik noterial, 120 milionë lekë do të shkojnë për Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ndërtimin e dhomës frigoriferike dhe blerjen e pajisjeve përkatëse, për të pasur një shërbim modern edhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore. 80 milionë lekë shkojnë për Laboratorin e Toksikologjisë në IML. Dhe 50 milionë lekë shkojnë për blerjen e pajisjeve speciale dhe të kontrollit të sigurisë në burgje”, theksoi Manja.

Manja u ndal edhe tek disa kërkesa shtesë që Ministria e Drejtësisë ka tek tavanet buxhetore. Ai kërkoi fonde për regjistrin elektronik të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Publik pasi është jashtë funksionit. “Është sistem i ndërtuar, por duke qenë se ka 2 vjet pa mirëmbajtje ka nevojë për përmirësim”, tha Manja.

“Për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve kemi nevojë për një shtesë 315 milionë lekë, e ndarë 286 milionë lekë për përmirësimin e kushteve fizike të jetesës nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës në disa nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. 25 milionë lekë për sistemin e menaxhimit të informacionit dhe të protokollit dhe 4 milionë lekë i kemi nevojë për studime dhe projektime. Sepse kemi disa IEVP që duam t’i fusim në proces rikonstruksioni vitin që vjen por kemi nevojë për 4 milionë lekë për studim dhe projektim”, tha Manja.

Manja shprehu nevojën për 14 milionë lekë për të bërë rikonstruksion të ambienteve të Shërbimit Përmbarimor në Tiranë dhe për Arkivën Shtetërore të Sistemit Gjyqësor për 3 milionë lekë për pajisje zyre dhe elektronike”.

Manja u ndal tek kërkesat shtesë për përkthimin.

“Në vitin 2023 në raport me 2022-in, ky zë shpenzimesh buxhetore në MD ka ardhur në rritje të madhe, për një arsye shumë të thjeshtë, është shtuar dinamika e letërporosive, qoftë të Prokurorisë së Posaçme SPAK, por edhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm. Pra gama e volumit të letërporosive për vitin 2023, në raport me vitin 2022 pothuajse është trefishuar”, theksoi Manja.

“Dhe ne e kemi të pamundur, nëse nuk na shtohet kjo sasi parash në zërin e përkthimeve, t’i përgjigjemi nevojave dhe kërkesave që kanë organet e hetimit sa i takon ndihmës juridike në fushën penale, kryesisht nëpërmjet letërporosisë, por edhe bashkëpunimit që kjo prokurori ka me EuroJust”, tha Manja.

(Marre nga ATSH)

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.