Amaneti

Një telefonatë në orën e vonë dhe një zë i mekur si kujtim i varrosur në lëngatën e trarëve të shqepur, ma hoqi gjumin e natës si me dorë.

Nga Odise Kote

AMANETI.

tregim

 

Një telefonatë në orën e vonë dhe një zë i mekur si kujtim i varrosur në lëngatën e trarëve të shqepur, ma hoqi gjumin e natës si me dorë. Zëri nga matanë, që ngjante se përpiqej ti fshihte dhimbjet në të plasariturat e parvazit të dritares, më pyeti hollë e hollë për njerëzit e shtëpisë dhe shëndetin tim.

Vagullthi, si një pendim i ngecur në telin e teshave të pathara përjashtë në bashtinë, dëgjohej aty – këtu, sikur dilte nga të çara muresh. Dëgjohej dhe zëri i hollë i një gruaje që e cimbiste parreshtur: Boll, boll … s’ka më histori me luftë për frikacakët e kësaj bote …Hajde …!

Ishte me siguri e shoqja. Të dy si çamarokë urtakë, e godisnin njëritjetrin me thumba urtie. Besoja gjithashtu se ajo i zinte herë pas here gojën me dorën e thatë e të rreshkur që ai mos fliste. Ajo dhe nuk e linte, dhe e shtynte drejt meje, nga meraku i brengave të lëna në mes, si shkaravina të pafajshme fëmijësh.

E dija që zëri i mekur duhej të ishte doemos i atij burri vjetran që gjendej në ditët e fundit të jetës. KEMPI që përfitonte nga shteti, s’ishte asgjë përballë anktheve e tmereve që s’filiteshin e përlesheshin brenda trupit të tij.

Ai trup, mbushur me gjëmba e metastaza, qëndronte i varur si në ajër, në atë shtëpizën e thinjur, të vogëlth në fshat, atje pas malit të Lunxhërisë. Si prapa diellit. Njeri pa njeri ditëziu. Dy vajzat ikur në Amerikë. Ndukën njëra tjetrën.

Në kokë i qëndronte vetëm zonja e tij. E kisha takuar vetëm njē herë. Ngjante si hije. Veç ajo i shërbente e tretej,tretej.

Por ama bënte zonjëri!

Tjetër njeri nuk kishin në fshat. Ushqimet e barnat mjekësore ua çonte nipi nga qyteti, një herë në dy javë. Fshati mbrapa malit nuk kishte rrugë dhe mbante gjashtë orë larg nga qyteti.

Thyerja e qetësisë së telefonatës u kuptua menjëherë kur ai ngadalë, me zë të rrëshqitshëm më pyeti: Nuk prisnin dot Zotin që ta bënte këtë gjë…?

Cilën?

Të na merrte vetë ai kur kishte caktuar datën …

Ç’qe ky virusi tjetër që na bënë peshqesh…?

Po për ç’virus tjetër e kishte ai fjalën? që sikur iu sos fryma e s’mundi ta thotë tē gjithën.

Gjithsesi pyetja e pambaruar e tij ishte vrasëse. Pa lënë asnjë mundësi spjegimi. Memecëria vinte prej faktit se unë besoja mëshirshëm se njeriu që nuk mund ta përballojë dot jetën, ndërkohë që është gjallë, ka nevojë që me njërën dorë ta largojë pak dëshpërimin për fatin e tij… dhe me dorën tjetër të mund të mbajë shënim ato që po shikon gjatë agonisë për t’ia thënë atyre që ka besim, sepse ai sheh më shumë se sa ne të tjerët. Dhe i sheh ndryshe. Si një i vdekur i gjallë, që ka mbijetuar rastësisht.

Kafkën time pas kësaj sikur nisën ta gjuanin me gurë, kur zëri i mekur i tij, më dërgoi edhe një lutje të fundit: Vur pak rregull te kjo mesele, që kur të nisem tē iki …, truri le të më fiket i fundit! Po ama … ti kujdesu për zonjën time…! Se e ndjej që je njeri i mirë. Nxirri një pension për të qënë …! Se është shumë e lodhur..!

Nuk kisha fjalë. Ç’mund të thoshja? Dhimbja dhe amaneti i tij tani ecnin brenda syve të mi. Mesnata jashtë gjëmonte. Vdisnin shirat nga pendimet. Në litarët e shirave që binin papushim, unë sepse shikoja të vizatuar fytyrën e tij që vinte drejt meje.

Fytyrë njeriu …

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…