Balla: Monitorim i zonave turistike nga toka, deti dhe ajri

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla garantoi sot se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për monitorimin e zonave turistike nga toka, deti dhe ajri.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla garantoi sot se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për monitorimin e zonave turistike nga toka, deti dhe ajri.

“Siguria e pushuesve është prioriteti kryesor për mbarëvajtjen e sezonit turistik”, u shpreh Balla.

Risi këtë vit në organizimin e Policisë së Shtetit është krijimi i Njësisë Policore Detare, një strukturë e re sezonale për të siguruar pushuesit në zonat bregdetare.

Ajo synon rritjen e sigurisë për pushuesit vendas dhe të huaj në zonat bregdetare, si edhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme dhe të sigurta të pushuesve në hapësirën ujore për notim dhe argëtim.

Njësia i shërben edhe monitorimit të të gjitha mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit, që përdorin hapësirën ujore shqiptare gjatë sezonit turistik veror. Ajo përbëhet nga 104 punonjës policie të përzgjedhur nga Policia Kufitare dhe Migracionit dhe Policia e Rendit, e trajnuar dhe e certifikuar nga specialistë të Rojës Bregdetare Shqiptare në bashkëpunim me Departamentin e Kufirit dhe Migracionit./ATSH

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…