Meta: Modeli i korrupsionit do të zëvendësohet me transparencë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se “në 14 maj nga korrupsion absolut do të ketë transparencë absolute”.


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se “në 14 maj nga korrupsion absolut do të ketë transparencë absolute”.

I ftuar në një studio televizive, Meta tha se kjo është marrëveshja e tij me Berishën.

“Nuk do të ketë mbledhje këshilli të mbyllura. Në këshill nuk do të flasin vetëm këshilltarët, por do të ketë seanca të posaçme që të flasin qytetarët”, tha ai.

Meta theksoi se “pas 14 majit do të shikohen të gjitha investimet që janë bërë”.

“U shqetësua për gishtin e Belos, por e patë Mariglen Qaton kishte marrë 25 milionë nëpërmjet familjarëve të tij, duke punuar në bashki”, tha ai.

Meta siguroi se modeli i korrupsionit do të zëvendësohet me modelin e transparencës absolute.

“Kush e pengoi të mos e falimentonte Kavajën? Kush e pengoi të mos falimentonte Vorën? Vora një nga bashkitë më të pasura. Atij i ka falimentuar modeli që ka ofruar, modeli i korrupsionit që do të zëvendësohet me modelin e transparencës absolute”, tha ai.

Meta theksoi se “në 14 maj kandidon Belind Këlliçi, ndërsa për Ilir Metën do të votohet shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme”.

“Ky mendon që demokratët do të mërziten për emrin tim. Nuk e di ky, kush e mbushi sheshin në 2 mars. Në 2 mars demokratët e mbushën sheshin. Në 14 maj nuk kandidojmë ne. Kandidon Belind Këlliçi dhe kandidati që ky nuk e nxjerr nëpër postera. Kandidon Belind Këlliçi dhe autobusi falas. Për Ilir Metën do të votohet shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

“Ftojeni Belind Këlliçi në studio dhe kandidatin tjetër që të ballafaqohen në studio. Nëse i intereson përballja me Ilir Metën ma sill këtu Edi Ramën të përballet me Ilir Metën. Le të përballet me mua”, shtoi ai. /ATSH

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies. Nis evakuimi i banorëve të zonës Barabit-Lluban

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka qenë sot pasdite në Krujë bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies. Nis evakuimi i banorëve të zonës Barabit-Lluban

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka qenë sot pasdite në Krujë bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.