37 afganet në Shqipëri, Hillary Clinton falënderon Edi Ramën

Hillary Clinton, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Bill Klinton, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama

Hillary Clinton, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Bill Klinton, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama pasditen e së premtes.

Top Channel meson nga një burim në dijeni të kësaj bisede ka mësuar arsyen përse ish zonja e parë e SHBA i ka telefonuar kryeministrit shqiptar.

“Zonja Clinton përmes kësaj telefonate ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar në sjelljen në Shqipëri dy ditë më parë të 37 grave dhe vajzave afgane aktiviste të shoqërisë civile, mes tyre edhe ish gazetarja e Tolo TV Behishta Arghand”, u shreh ky burim.
Top Channel mëson se organizata jo qeveritare “Vital Voices”, themeluar nga Hillary Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright mundësuan nxjerrjen nga Afganistani të këtyre grave dhe vajzave tashmë të strehuara në vendin tonë.

Organizata “Vital Voices” prej disa javësh u vu në kontakt me qeverinë shqiptare për të përmbyllur me sukses këtë operacion delikat e të vështirë për nxjerrjen nga Afganisani të këtyre 37 aktivisteve afgane të cilat fillimisht qëndruan në Katar e vijuan udhëtimin drejt Shqipërisë.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili në një intervistë për mediat ndërkombëtare disa javë më parë tha se janë disa organizata të njohura në botë të cilat i kanë kërkuar ndihmë Shqipërisë në strehimin e njerëzve të tyre.

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 644 qytetarë afganë të cilët kanë punuar në të shkuarën për disa organizata ndërkombëtare si US AID, përfshi gazetarë.

Ndërsa The Yalda Hakim Foundation themeluar e drejtuar nga gazetarja e BBC Yalda Hakim shpëtoi nga Afganistani duke strehuar në Shqipëri 59 studentë nga American University of Kabul mes tyre edhe disa vajza nga minoriteti Hazara në rrezik për jetën.

Pjesa më e madhe e 644 afganëve, janë akomoduar në Qytetin Studenti në Tiranë por edhe në Durrës e Lezhë, në pritje të procesit të marrjes së vizës së posaçme amerikane SIV.

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.