Viktimë e “Pegasus”, Presidenti i Francës ndërron numrin dhe telefonin!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka ndërruar telefonin e tij mobil dhe numrin e telefonit pas skandalit të spiunazhit me softuerin Pegasus

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka ndërruar telefonin e tij mobil dhe numrin e telefonit pas skandalit të spiunazhit me softuerin Pegasus.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar të enjten duke bërë publik njërin ndër veprimet e para konkrete në lidhje me skandalin.

“Ai i ka disa numra të telefonit. Kjo nuk do të thotë se është spinuar. Është vetëm siguri shtesë”, tha ai për Reuters.

Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal tha se protokollet e sigurisë së presidentit po adaptohen pas incidentit me Pegasus.

Një reagim botëror u nxit pasi disa media ndërkombëtare raportuan se softueri Pegasus u përdor për të hakuar telefonat e mençur të gazetarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe zyrtarëve shtetërorë në disa shtete.

Gazeta Le Monde dhe transmetuesi Radio Franca kanë raportuar të martën se telefoni i presidentit Macron ishte në listën e synimeve potenciale për përgjime nga Maroku. Dy mediat thanë se nuk kanë pasur qasje në telefonin e Macronit dhe nuk kanë mundur të verifikojnë nëse ai është spiunuar.

Në anën tjetër, Maroku i ka mohuar këto pretendime.

Një hetim i kryer nga 17 mediume – përfshirë Le Monde – i publikuar më 18 korrik, ka krijuar lidhje në mes të kompanisë NSO, e akuzuar për furnizim të qeverive me këtë softuer, me një databazë me mbi 50,000 numra telefonash, që besohet se janë identifikuar si persona me interes nga klientët e kompanisë, prej vitit 2016.

Kompania NSO ka pasur klientë Qeveritë e Azerbajxhanit, Bahrejnit, Hungarisë, Inidisë, Indonezisë, Kazakistanit, Meksikës, Monakos, Ruandës, Arabisë Saudite, Togos dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, është thënë në hulumtim.

Vetë kompania NSO ka hedhur poshtë çfarëdo keqbërje, duke thënë se softueri është krijuar për të ndjekur kriminelë dhe terroristë dhe është i qasshëm vetëm për ushtrinë, zyrtarë për zbatim të ligjit dhe agjenci të inteligjencës, me nivel të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut.

Në listë janë përfshirë 189 gazetarë, më shumë se 600 politikanë dhe zyrtarë qeveritarë, të paktën 65 biznesmenë, 85 aktivistë për të drejta të njeriut dhe disa kryetarë shtetesh, ka raportuar e përditshmja amerikane The Washington Post.

Gazetarët punojnë për mediumet përfshirë Radion Evropa e Lirë, Associated Press, Reuters, CNN, The Wall Street Journal, Le Monde dhe Financial Times.

Pegasus infekton pajisjet iPhone dhe Android, duke u mundësuar operatorëve që të incizojnë bisedat telefonike, të kenë qasje në mesazhe, fotografi, emaila, fjalëkalime, si dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofona dhe kamera./Rel/

Takimi i kësaj jave Kinë – SHBA shpresë për një bashkëpunim të frytshëm për ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë globale

Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Donald Trump pritet të takohen nga data 13 deri në 15 Maj. Samiti vjen në…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Takimi i kësaj jave Kinë – SHBA shpresë për një bashkëpunim të frytshëm për ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë globale

Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Donald Trump pritet të takohen nga data 13 deri në 15 Maj. Samiti vjen në…