
Rama, takim me Zelensky në nisje të punimeve të Komunitetit Politik Europian në Irlandë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para nisjes së punimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin, Irlandë.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para nisjes së punimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Dublin, Irlandë.
Samiti i Komunitetit Politik Europian mbledh liderë nga vende të ndryshme të kontinentit për të diskutuar sfidat e përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit politik e të sigurisë në Europë.
Në fokus të diskutimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian janë siguria e Europës, zgjerimi i Bashkimit Europian dhe përballja me kërcënimet hibride.
Në axhendën e takimit të liderëve europianë janë gjithashtu çështjet që lidhen me sigurinë energjetike dhe luftën në Ukrainë, ndërsa vendet europiane vijojnë të riafirmojnë mbështetjen për Kievin përballë agresionit rus.
Burimi ATSH


















