Konstituohet komisioni i fazës së dytë të reformës territoriale, Mazniku: Opozita të paraqesë anëtarët, duhen rishikuar tre ligje

Është konstituuar sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të reformës administrativo-territoriale, i cili do të fokusohet në rishikimin e funksioneve, kompetencave dhe financave të qeverisjes vendore.


Është konstituuar sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të reformës administrativo-territoriale, i cili do të fokusohet në rishikimin e funksioneve, kompetencave dhe financave të qeverisjes vendore.

Në mbledhje ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës.

Kryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, gjatë mbledhjes së konstituimit, kërkoi angazhimin e të gjithë anëtarëve, përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës, duke theksuar se procesi duhet të zhvillohet në mënyrë të hapur dhe gjithëpërfshirëse.

Ai ftoi opozitën të prezantojë anëtarët e saj në komision, sipas parashikimeve të vendimit për ngritjen e tij, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjitha palëve.

“Jemi të bindur se kjo pjesë e veprimtarisë së komisionit është kritike, pasi i jep thelb dhe përmbajtje punës që kemi bërë si pjesë e fazës së parë të komisionit, ku është hartuar reforma dhe janë përcaktuar elementet e tjerë që lidhen me funksionet, kompetencat, financat dhe analizën, të cilat do t’i shpjegojmë bashkërisht në vijim të punës”, u shpreh Mazniku.

Ai bëri të ditur se puna e komisionit do të mbështetet në disa shtylla kryesore, ku përfshihen qeverisja vendore, funksionet, financat dhe analiza e strukturave të reja territoriale.

Sipas Maznikut, në kuadër të kësaj faze do të rishikohen tre ligje kryesore: ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligji nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore” dhe ligji nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Kryetari i komisionit theksoi se bashkitë e reja do të shërbejnë si bazë për analizën dhe hartimin e propozimeve, ndërsa nënvizoi se një reformë që prek arkitekturën e shtetit nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse ndërtohet nga një palë e vetme.

“Duhet të punojmë të gjithë së bashku, sepse një reformë që prek në mënyrë të rëndësishme arkitekturën e shtetit nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse ndërtohet nga një palë e vetme”, deklaroi ai.

Mazniku bëri të ditur se komisioni do të bashkëpunojë ngushtësisht me ekzekutivin, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme për çështjet që lidhen me financat, funksionet dhe zbatimin e reformës.

Gjithashtu, do të kërkohet ekspertiza e universiteteve dhe specialistëve të fushës, si dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës përmes projektit “Bashkitë e Forta”, të mbështetur nga qeveria zvicerane.

Duke iu referuar Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, Mazniku tha se financimi vendor mbetet një nga çështjet kryesore që kërkon vëmendje, pasi një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të njësive të qeverisjes vendore vijon të sigurohet përmes transfertave.

Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për forcimin e kapaciteteve të bashkive në përgatitjen e projekteve të investimeve dhe zbatimin e politikave të kohezionit, si dhe përmirësimin e aftësisë së tyre për të siguruar financimin e shërbimeve dhe mbledhjen e të ardhurave.

Sipas Maznikut, këto rekomandime të Komisionit Evropian përbëjnë orientime të rëndësishme për punën e komisionit dhe për vijimin e reformës administrativo-territoriale.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Konstituohet komisioni i fazës së dytë të reformës territoriale, Mazniku: Opozita të paraqesë anëtarët, duhen rishikuar tre ligje

Është konstituuar sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të reformës administrativo-territoriale, i cili do të fokusohet në…

Global 360

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog i dorëzoi zyrtarisht sot mandatin liderit të partisë Yashar, Gadi Eisenkot, për formimin e qeverisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Konstituohet komisioni i fazës së dytë të reformës territoriale, Mazniku: Opozita të paraqesë anëtarët, duhen rishikuar tre ligje

Është konstituuar sot Komisioni i Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të reformës administrativo-territoriale, i cili do të fokusohet në…