Rama inspekton bajpasin e Tiranës: Lehtëson trafikun, transparencë për shpronësimin e banorëve

Bajpasi i Tiranës konsiderohet një nyjë strategjike e infrastrukturës rrugore, që do të lidhë akset e Korridorit Blu, si dhe autostradën Tiranë–Durrës me Tiranë–Elbasan, duke shmangur kalimin përmes qytetit.


Bajpasi i Tiranës konsiderohet një nyjë strategjike e infrastrukturës rrugore, që do të lidhë akset e Korridorit Blu, si dhe autostradën Tiranë–Durrës me Tiranë–Elbasan, duke shmangur kalimin përmes qytetit.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektuan sot këtë kantier, ku punimet po ecin me ritme të shpejta.

Kryeministri theksoi se në këtë zonë është rritur ndjeshëm vlera e pronës, ndërsa siguroi se çdo shpronësim do të bëhet ashtu si duhet, me transparencë sipas ligjit.

Rama tha se ky do të jetë një aks që do ta çlirojë kryeqytetin nga një ngarkesë e tepërt. “Është një ngarkesë e detyruar si pasojë e mungesës së këtij aksi ku të gjithë futen në Tiranë. Kështu një pjesë e fluksit do të vazhdojë lirshëm drejt jugut ose juglindjes në varësi nga drejtimet edhe pjesa tjetër do të ketë më shumë lirshmëri për të hyrë dhe për të dalë në qytet”, tha Rama.

Ndërsa ministri Karakaçi vlerësoi rëndësinë e bajpasit të Tiranës për ndërlidhjen ndërmjet autostradës Durrës-Tiranë me autostradën Tiranë-Elbasan.

“Zona ka një ngritje të çmimit të pronave. Gjithçka është edhe në funksion të banorëve dhe të zhvillimit ekonomik. Këtu lidhemi nga nyja e Kasharit dhe dalim në zonën e TEG, duke duke anashkaluar hyrjen në Tiranë”, bëri të ditur Karakaçi.

Ministri informoi se 10 kilometrat e parë të bajpasit të Tiranës janë financuar dhe kontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. “Punimet kanë ecur mirë. Jemi në nivelin e rreth 50% të punimeve të kryera në dy lotet që janë kontraktuar. Ndërkohë pjesa tjetër vijuese prej 11 km, sepse gjithë aksi është 21 km, është me financim të BERZH, për të cilin ne kemi marrë edhe një grant rreth 40%, ose 53 milionë euro nga korniza e Ballkanit Perëndimor për investimet”, shtoi Karakaçi.

Ministri theksoi se brenda tremujorit të parë të vitit 2027 pritet edhe miratimi i marrëveshjes së financimit me BERZH, për të filluar edhe në segmentin e mbetur prej 11 kilometrash, vijimin e punimeve.

“Ky është një aks shumë i rëndësishëm, sepse ndërlidh edhe dy koncesionet e Korridorit Blu: Thumanë- Kashar me Kashar- Lekaj. Brenda fundit të vitit fillojnë dhe punimet në Kashar-Lekaj, një aks i rëndësishëm që ndërlidh pastaj gjithë Korridorin Blu. Edhe bajpasi i Tiranës shërben si një valvul shumë e mirë, sepse përveç se dalim nga nevoja për të hyrë në Tiranë për çdo segmentim në jug, nga ana tjetër bën edhe ndërlidhjen e Korridorit Blu”, u shpreh Karakaçi.

Sipas ministrit, projekti është shumë i integruar, sepse nuk kemi vetëm një autostradë të kategorisë A, po kemi dhe ndërlidhjen e të gjitha fshatrave dhe njësive administrative.

Ndërsa drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli bëri të ditur se dy lotet e para të bajpasit të Tiranës mbarojnë në shtator të vitit 2027. “Ne këtu nuk presim surpriza. Synimi ynë është t’i mbyllim jo vetëm brenda afatit, por edhe para afatit”, shtoi ai.

Me një gjatësi prej 21 kilometrash, kjo vepër do të kontribuojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut, shkurtimin e kohës së udhëtimit dhe përmirësimin e qarkullimit të automjeteve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Turizmi i qëndrueshëm, Gonxhja takim me drejtoreshën e Bankës Botërore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Turizmi i qëndrueshëm, Gonxhja takim me drejtoreshën e Bankës Botërore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për…