Balkans Sea Fair, tri ditë panair në Orikum për lundrimin, aventurën, biznesin dhe argëtimin

Balkans Sea Fair rikthehet në Marina Orikum, për edicionin e dytë, pas debutimit në maj të vitit 2025.


Balkans Sea Fair rikthehet në Marina Orikum, për edicionin e dytë, pas debutimit në maj të vitit 2025.

Marina Orikum në Vlorë do të mirëpresë së shpejti këtë aktivitet që synon të promovojë turizmin detar në Shqipëri, duke bashkuar për tri ditë lundrimin, aventurën, biznesin dhe argëtimin pranë detit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ky aktivitet do të shërbejë si një mundësi për të prezantuar potencialin e turizmit detar shqiptar, për të nxitur bashkëpunime të reja dhe për të promovuar bregdetin edhe gjatë sezonit të vjeshtës.

Pjesë e aktivitetit do të jenë jahte luksoze, barka me vela, mjete lundrimi dhe peshkimi, si dhe aktivitete të ndryshme të sporteve ujore, duke sjellë së bashku sipërmarrës, profesionistë të sektorit dhe të apasionuar pas detit.

Përgjatë tri ditëve, nga data 16 deri më 18 tetor, Balkans Sea Fair do të synojë të krijojë mundësi për shkëmbime dhe bashkëpunime në fushën e turizmit detar, si dhe të vërë në pah mundësitë që ofron bregdeti shqiptar përtej muajve tradicionalë të verës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje, Shqipëria ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u bëri thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë në situatën e krijuar pas protestave të…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje, Shqipëria ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u bëri thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë në situatën e krijuar pas protestave të…