Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dënon dhunën ndaj bizneseve: Shkatërrimi i pronës private, precedent penal

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, dënoi dëmtimet e pronës private dhe bizneseve gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë


Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, dënoi dëmtimet e pronës private dhe bizneseve gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk duhet të shoqërohet me akte dhune.

Protestuesit i vunë flakën dje ndërtesës së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, si edhe shkaktuan dëme në biznese të tjera dhe prona private në zonë.

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, Jaka u shpreh se protesta është një mënyrë përmes së cilës qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre, por vuri në pikëpyetje përdorimin e dhunës si mjet për arritjen e qëllimeve.

“Protesta është ndoshta i vetmi zë qytetar, por a është ky mjeti për ta arritur këtë qëllim, kjo mbetet për t’u parë. Shkatërrimi i pronave private, precedent penal”, u shpreh Jaka.

Dëmtimet e shkaktuara gjatë tubimit kanë rikthyer vëmendjen te pasojat që aktet e dhunës sjellin për bizneset, aktivitetin ekonomik dhe sigurinë e pronës private.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë thekson rëndësinë e ushtrimit të së drejtës për protestë në mënyrë paqësore, pa cenuar pronën private dhe veprimtarinë e bizneseve.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Policia apel prindërve: Fëmijë në vijën e parë të përplasjeve, mos i lejoni të ekspozohen ndaj dhunës

Policia e Shtetit informoi sot se ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Policia apel prindërve: Fëmijë në vijën e parë të përplasjeve, mos i lejoni të ekspozohen ndaj dhunës

Policia e Shtetit informoi sot se ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat…