Sejko në Mbledhjet Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Bangkok
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, po merr pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që zhvillohen në Bangkok, Tajlandë, nga 12 deri më 18 tetor 2026.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto mbledhje përbëjnë një forum të rëndësishëm për diskutimin e zhvillimeve ekonomike dhe financiare globale, ku marrin pjesë drejtues të institucioneve financiare ndërkombëtare, guvernatorë të bankave qendrore, ministra të financave dhe përfaqësues të vendeve anëtare.
Delegacioni i Bankës së Shqipërisë kryesohet nga Guvernatori Sejko dhe përfshin zëvendësguvernatoren e parë, Holta Zaçaj, si dhe drejtues të tjerë të institucionit.
Gjatë qëndrimit në Bangkok, Sejko do të zhvillojë takime me përfaqësues të FMN-së dhe Bankës Botërore, si dhe me guvernatorë të bankave qendrore.
Në fokus të diskutimeve do të jenë perspektivat e ekonomisë shqiptare dhe asaj botërore, stabiliteti financiar global, rritja ekonomike gjithëpërfshirëse dhe sfidat aktuale të ekonomisë ndërkombëtare.
Burimi ATSH