Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Mbështetja e SME-ve dhe klima e investimeve, kyçe për integrimin

Në një takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ambasadorja Moreira de Sousa bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE


Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe përmirësimi i klimës së investimeve janë thelbësore për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, deklaroi ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Në një takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ambasadorja Moreira de Sousa bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, zhvillimi i bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe tërheqja e investimeve të huaja direkte.

“Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe përmirësimi i klimës së investimeve janë thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, u shpreh ambasadorja, në një reagim të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo theksoi se konsultimi i duhur me bizneset dhe aktorët e tjerë mbetet kyç për avancimin e reformave dhe garantimin e zbatimit efektiv të tyre.

Ambasadorja Moreira de Sousa shprehu gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit me ministren Ibrahimaj, në funksion të avancimit të reformave dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Burimi ATSH

TUMO në Kamzë, qendra e parë jashtë Tiranës për të rinjtë 12-18 vjeç

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se nisma po zhvillohet në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

TUMO në Kamzë, qendra e parë jashtë Tiranës për të rinjtë 12-18 vjeç

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se nisma po zhvillohet në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim…