“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun e pushimeve të përballueshme në Mesdhe, falë kombinimit të plazheve, klimës së ngrohtë, kuzhinës mesdhetare dhe çmimeve konkurruese, shkruan media franceze “Ouest France”.


Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun e pushimeve të përballueshme në Mesdhe, falë kombinimit të plazheve, klimës së ngrohtë, kuzhinës mesdhetare dhe çmimeve konkurruese, shkruan media franceze “Ouest France”.

Për turistët që kërkojnë një javë pushime ku akomodimi, ushqimet dhe shërbimet kryesore përfshihen në një paketë të vetme, vendi po shfaqet si një alternativë interesante kundrejt destinacioneve më të njohura të rajonit.

Në një artikull për pushimet me kosto të ulët, Shqipëria renditet mes destinacioneve të përzgjedhura për qëndrime “all inclusive”, krahas vendeve dhe zonave turistike si Tunizia, Greqia, Ishujt Kanarie, Bodrumi, Egjipti dhe Majorka.

Artikulli e përshkruan Shqipërinë si surprizën mesdhetare të pushimeve “all inclusive”, duke vënë në dukje se vendi është i përshtatshëm për vizitorët që duan të kombinojnë plazhin, ushqimin tradicional dhe një buxhet të kontrolluar.

Sipas artikullit, Shqipëria po shfaqet gradualisht si një alternativë në rritje në tregun e pushimeve “all inclusive”, ndërsa disa zona bregdetare vazhdojnë të ofrojnë çmime konkurruese në krahasim me destinacione të tjera mesdhetare.

Durrësi, një nga qendrat kryesore turistike bregdetare të Shqipërisë, përmendet si shembull konkret.

Sipas ofertave të publikuara, një javë qëndrimi “all inclusive” në hotelet e Durrësit mund të nisë nga 295 euro për person.

Kjo paketë mund t’u përshtatet veçanërisht turistëve që kërkojnë të planifikojnë paraprakisht shpenzimet e pushimeve, pasi një formulë “all inclusive” zakonisht përfshin akomodimin, ushqimet, pijet dhe disa aktivitete, ndërsa në varësi të ofertës mund të përfshihen edhe fluturimet dhe transferimi nga aeroporti në hotel.

Përsa i përket periudhës së udhëtimit, artikulli rekomandon muajt nga qershori deri në shtator, kur kushtet janë më të përshtatshme për pushime në bregdet dhe temperaturat e deteve Adriatik dhe Jon janë të favorshme për turistët.

Në këtë mënyrë, Shqipëria paraqitet si një destinacion ku turistët mund të kombinojnë pushimet në plazh, kuzhinën mesdhetare dhe një paketë të paracaktuar shpenzimesh, duke e bërë atë një alternativë ideale, për turistët që kërkojnë pushime verore me një buxhet jo shumë të lartë.

Marrë nga ATSH

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…