Rama thirrje supermarketeve: Transparencë me çmimet, mos fitoni pa të drejtë në kurriz të konsumatorit

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje përfaqësuesve të supermarketeve në vend që të mos fitojnë pa të drejtë në kurriz të konsumatorit.


Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje përfaqësuesve të supermarketeve në vend që të mos fitojnë pa të drejtë në kurriz të konsumatorit.

Në kuadër të platformës së re digjitale për transparencën e çmimeve “Pasqyra e çmimeve”, Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend.

“Unë besoj që ju jeni të vetëdijshëm që po fitoni më shumë sesa e mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona, që nuk është as Kina, as Amerika dhe ku ky kapitalizmi agresiv ka filluar të bëhet shqetësues për të gjithë”, iu drejtua Rama përfaqësuesve të supermarketeve.

Sipas Kryeministrit, do të ishte marrëzi që qeveria të përcaktojë çmimet dhe askush nuk po i kërkon sipërmarrësve që të mos nxjerrin fitime.

“Ky është sistemi që kemi zgjedhur, por ka ardhur një moment tani që duhet ta shikojmë njëri-tjetrin në sy. Askush nuk ju kërkon që ju të ndaloni së fituari, se për këtë punë keni dalë në treg që të punoni dhe të fitonin, por që të ngarkoni njerëzit këtë ne nuk do ta lejojmë. Ju siguroj për këtë. Do jetë një problem i madh. Do thoni çfarë i hapëm vetes, në djall ato që po i fitojmë pa të drejtë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se nuk ka asgjë personale me askënd dhe qeveria nuk po kërkon ndonjë gjë të padrejtë. “Nuk mendoj që po ju kërkojmë të bëni ndonjë sakrificë. Nuk po ju kërkojmë të ktheheni në organizata bamirësie. Po ju themi fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë”, bëri thirrje Rama.

Rama kërkoi një angazhim të përbashkët duke konfirmuar rrjetin e pikave të shitjes për të marrë pjesë në një fazë të parë pilot.

Kryeministri kërkoi që të ekspozohet lista e plotë e të gjithë dyqaneve dhe adresave në mënyrë që gjithkush të shohë çmimin sipas pikave të ndryshme të shitjes.

“Duhet të dorëzohet lista e produkteve që përputhen me kategoritë e kësaj faze me barkod, me markë, me gramaturë, njësi matëse, përshkrim, në mënyrë që produktet të jenë të krahasueshme mes gjithë rrjeteve. Në këtë mënyrë platforma merr çmimin real final për konsumatorin dhe dallon qartë çmimin normal nga promocioni”, shtoi ai.

Po ashtu, kreu i qeverisë kërkoi që të përcaktohet një standard i përbashkët për sa shpesh përditësohen çmimet dhe sa shpejt reflektohet ndryshimi në platformë.

“Platforma duhet të tregojë edhe kur produkti nuk është në stok, në mënyrë që krahasimi të mos jetë formal, por ta përdori qytetari dhe çdo operator. Për qytetarin ka ardhur koha që të jetë shumë e thjeshtë gjithçka dhe të shikojë, të krahasojë dhe të zgjedhë, jo të jetë në errësirë edhe të përballet me çfarë i sjell rruga”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se është e papranueshme që këtu çmimet janë mbi të tjerë.

“Shifrat e Bankës së Shqipërisë thonë tri gjëra: E para, që zhvlerësimi i euros duhet të sillte ulje të çmimeve që lidhen me euron; e dyta, që i inflacioni i importuar ka rënë; dhe e treta, që me produktet e brendshme këtu bëhet nami në çmim”, tha Rama.

Po ashtu, Rama u shpreh se është kryeministri më pro sipërmarrjes në vend.

“Mos mendoni që unë nuk e di se çfarë do të thotë të zgjohesh në mëngjes dhe të mendosh që do paguash rroga në fund të muajit se keni njerëz për të paguar, keni lloj-lloj vështirësish. Nuk besoj se ka pasur, mbase do ketë më vonë, por deri më sot një kryeministër më pro sipërmarrjes sesa unë. Ama, çdo gjë ka një kufi dhe po flasim për disa produkte jetike. Nuk po flasim për deodorant, as po flasim për wagyu, po flasim për disa produkte jetike të shportës për njerëzit që maten shumë mirë për të blerë një kokërr vezë më shumë”, shtoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të…