Mbi 816 mijë turistë të akomoduar në hotele në korrik, kryeson Kosova, Italia dhe Polonia

INSTAT publikoi sot të dhënat lidhur me numrin e turistëve të akomoduar në strukturat hoteliere si dhe net-qëndrimet.


Rritja e numrit të turistëve që zgjodhën për të kaluar pushimet në vendin tonë, reflektohet edhe në aktivitetin e strukturave akomoduese në të cilat vetëm gjatë muajit korrik u regjistruan mbi 816 mijë vizitorë.

INSTAT publikoi sot të dhënat lidhur me numrin e turistëve të akomoduar në strukturat hoteliere si dhe net-qëndrimet.

Në total, strukturat akomoduese pritën 816,563 vizitorë, nga 708,605 në korrik 2025.

Sips të dhënave të INSTAT, pjesa dërrmuese e rritjes ka ardhur nga turistët e huaj.

Numri i vizitorëve jo-rezidentë arriti në 622,660, kundrejt 526,302 një vit më parë, ose 18.3% më shumë.

Vizitorët rezidentë u rritën me 6.4%, duke arritur në 193,903 persona.

Ndërsa sa i përket net-qëndrimit në strukturat akomoduese, INSTAT bën të ditur se në korrik, numri i net-qëndrimeve u rrit me 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për vizitorët e huaj rritja është 17.3%, kurse për pushuesit rezidentët 4.4%.

Shumica e turistëve të huaj që u akomoduan në Shqipëri gjatë korrikut ishin nga Kosova, Italia, Polonia, Franca dhe Gjermania.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…