Begaj: Drita e shpirtit të Nënë Terezës, burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin

Sot kremtohet një nga datat më të rëndësishme për figurën e Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, dita kur ajo u shpall shenjtore nga papa Françesku, duke u bërë Shën Tereza e Kalkutës.


Sot kremtohet një nga datat më të rëndësishme për figurën e Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, dita kur ajo u shpall shenjtore nga papa Françesku, duke u bërë Shën Tereza e Kalkutës.

Presidenti Bajram Begaj, vlerësoi kontributin e saj humanitar dhe mesazhin që ajo përcolli për dinjitetin njerëzor, dashurinë dhe shpresën.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Nënë Terezën ishte “misionarja shqiptare e bamirësisë”, duke theksuar përkushtimin e saj ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve.

Sipas tij mesazhi dhe trashëgimia e Shën Nënë Terezës vijojnë të jenë aktuale dhe të shërbejnë si burim frymëzimi për njerëzit në mbarë botën.

“Me shërbimin e saj ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, me besimin te Zoti, Shën Nënë Tereza na ndihmoi të shohim madhështinë e dinjitetit të çdo njeriu dhe të besojmë te dashuria, drejtësia dhe shpresa.

Sot, drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin. Për ne shqiptarët, ajo është një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë”, shkruan ai.

Burimi ATSH

Pagat e gjyqtarëve, Gogu: Ka boshllëk ligjor, mosmarrëveshja do të zgjidhet në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pagat e gjyqtarëve, Gogu: Ka boshllëk ligjor, mosmarrëveshja do të zgjidhet në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për…